Kalo te përmbajtja

Shpjegim i vargjeve të Biblës

Zbulo kuptimin e vërtetë të vargjeve dhe të shprehjeve më të njohura të Biblës. Mëso më tepër për to teksa i lexon në kontekst. Zgjero kuptueshmërinë me ndihmën e shënimeve shpjeguese dhe të referimeve.

Shpjegimi i Zanafillës 1:1—«Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën»

Cilat të vërteta të rëndësishme tregon vargu i parë i Biblës?

Shpjegimi i Eksodit 20:12—«Ndero babanë dhe nënën tënde»

Bashkë me urdhërimin u dha edhe një premtim, që të kishin një arsye më shumë pse t’i bindeshin.

Shpjegimi i Josiut 1:9—«Ji i fortë dhe trim»

Si të jesh i fortë dhe guximtar kur has situata të vështira dhe pengesa të pakapërcyeshme?

Shpjegimi i Psalmit 23:4—«Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes»

Si e provojnë mbrojtjen dhe kujdesin e Perëndisë adhuruesit e tij, madje edhe në ditët më të errëta të jetës së tyre?

Shpjegimi i Psalmit 37:4—«Gjej kënaqësinë tënde në Zotin»

Si na ndihmon ky psalm të fitojmë mençuri e të bëhemi ata lloj njerëzish që Perëndia i miraton?

Shpjegimi i Psalmit 46:10—«Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi»

A nënkupton ky shkrim që thjesht duhet të rrimë në heshtje në kishë?

Shpjegimi i Proverbave 3:5, 6​—«Mos u mbështet në gjykimin tënd»

Si të mbështetesh te Perëndia në vend se vetëm te vetja?

Shpjegimi i Proverbave 16:3—«Besoja Zotit veprimet e tua»

Cilat janë dy arsye pse njerëzit duhet të kërkojnë drejtim nga Perëndia kur marrin vendime?

Shpjegimi i Proverbave 17:17​—«Miku të do në çdo kohë»

Ky proverb përkufizon shumë bukur se çfarë është një mik i vërtetë.

Shpjegimi i Proverbave 22:6—«Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë»

Çfarë është «rruga» që duhet të ndjekë një fëmijë? A ndryshon sipas personit?

Shpjegimi i Eklisiastiut 3:11—«Ai e ka bërë të bukur çdo gjë në kohën e vet»

Veprat e mrekullueshme të Perëndisë nuk përfshijnë vetëm krijimin e tij. Si ndikon kjo te ti?

Shpjegimi i Isaisë 26:3—«Mendjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur»

A është vërtet e mundur të gëzojmë paqe të përsosur? Në çfarë kuptimi pushon mendja jonë te Perëndia?

Shpjegimi i Isaisë 40:31—«Ata që shpresojnë te Jehovai, do të rimarrin fuqi»

Pse Shkrimet e krahasojnë një shqiponjë në fluturim me dikë që merr forcë nga Zoti?

Shpjegimi i Isaisë 41:10—«Mos ki frikë, sepse unë jam me ty»

Jehovai përdor tri shprehje për t’i siguruar adhuruesit e tij besnikë se do t’i ndihmojë.

Shpjegimi i Isaisë 42:8​—«Unë jam Zoti»

Cilin emër zgjodhi Perëndia për veten?

Shpjegimi i Jeremisë 11:11​—«Unë do të sjell mbi ta një gjëmë»

A e solli Perëndia ‘gjëmën’ që i ra popullit të tij apo thjesht e lejoi?

Shpjegimi i Jeremisë 29:11—«I njoh mendimet që kam për ju»

A e vendos Perëndia të ardhmen e çdo individi?

Shpjegimi i Jeremisë 33:3—«M’u drejto dhe unë do të të përgjigjem»

Perëndia premtoi t’u zbulonte «gjëra të mëdha e të pakuptueshme» atyre që pranonin këtë ftesë. Çfarë gjërash? A vlen edhe sot ky premtim?

Shpjegimi i Mikesë 6:8—«Të ecësh përulësisht me Perëndinë tënd»

Ky varg e përmbledh me tri shprehje domethënëse atë që pret Perëndia nga ne.

Shpjegimi i Mateut 6:34—«Mos u brengosni për të nesërmen»

Jezui nuk po thoshte se nuk duhet të bëjmë plane për të ardhmen.

Shpjegimi i Mateut 11:28-30—«Ejani tek unë, . . . dhe unë do t’ju jap çlodhje»

A po ofronte Jezui çlirim të menjëhershëm nga shtypjet dhe padrejtësitë?

Shpjegimi i Markut 1:15—«Mbretëria e Perëndisë është afër»

A donte të thoshte Jezui se Mbretëria kishte filluar të qeveriste?

Shpjegimi i Markut 11:24—«Të gjitha ato që ju kërkoni duke u lutur, besoni se do t’i merrni»

Si mund të na ndihmojë këshilla e Jezuit për besimin dhe për lutjen të përballojmë vështirësitë e jetës?

Shpjegimi i Lukës 1:37—«Sepse me Perëndinë asgjë s’është e pamundshme»

Asgjë nuk mund ta pengojë Perëndinë e Plotfuqishëm të plotësojë çfarë premton. Si ndikon kjo te ti?

Shpjegimi i Gjonit 1:1—«Në fillim ishte Fjala»

Ky shkrim zbulon detaje për jetën e Jezu Krishtit para se të vinte në tokë si njeri.

Shpjegimi i Gjonit 3:16​—«Perëndia aq shumë e deshi botën»

Si e ka treguar Perëndia Jehova se e do secilin prej nesh dhe se dëshiron që të jetojmë përgjithmonë?

Shpjegimi i Gjonit 14:6—«Unë jam udha, e vërteta dhe jeta»

Pse duhet të pranojë rolin jetësor të Jezuit ai që dëshiron të adhurojë Jehovain?

Shpjegimi i Gjonit 14:27—«Unë po ju lë paqen»

Çfarë lloj paqeje u la, ose u dha, Jezui dishepujve? Si ta marrim këtë paqe?

Shpjegimi i Gjonit 15:13—«Askush s’ka dashuri më të madhe nga kjo»

Si mund ta imitojnë dishepujt e Jezuit dashurinë që tregoi ai?

Shpjegimi i Gjonit 16:33—«Unë e munda botën»

Si u japin siguri fjalët e Jezuit dishepujve të tij se mund ta gëzojnë miratimin e Perëndisë?

Shpjegimi i Veprave 1:8—«Ju do të merrni fuqi»

Ç’lloj fuqie u premtoi Jezui dishepujve dhe si do t’i ndihmonte ajo?

Shpjegimi i Romakëve 5:8​—«Kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne»

Meqë kemi prirjen të mendojmë e të veprojmë në mënyra që bien ndesh me normat e drejta të Perëndisë, si mund të gëzojmë një marrëdhënie të mirë me Të tani e përgjithmonë?

Shpjegimi i Romakëve 6:23—«Paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme»

Asnjë njeri mëkatar nuk mund ta fitojë shpëtimin, por mund të pranojë dhuratën që jep Perëndia, jetën e përhershme. Si?

Shpjegimi i Romakëve 10:13—«Do ta thërrasë emrin e Zotit»

Perëndia është i paanshëm dhe u jep mundësi të gjithëve që të shpëtojnë e të fitojnë jetën e përhershme, pavarësisht nga kombësia, raca ose pozita shoqërore.

Shpjegimi i Romakëve 12:12—«Të gëzuar në shpresë, të qëndrueshëm në shtrëngime, këmbëngulës në lutje.»

Si mund të qëndrojnë besnikë të krishterët pavarësisht nga përndjekjet dhe vështirësitë e tjera?

Shpjegimi i 1 Korintasve 10:13—«Perëndia është besnik»

Si na ndihmon dijenia se Perëndia është besnik veçanërisht kur hasim sprova?

Shpjegimi i 2 Korintasve 12:9—«Hiri im të mjafton»

Si nxori jashtë mase dobi Pavli nga mirësia e pamerituar e Perëndisë? Si mund të nxjerrim dobi edhe ne?

Shpjegimi i Galatasve 6:9—«Le të mos lodhemi duke bërë të mirën»

Cili do të jetë rezultati për të krishterët që vazhdojnë të bëjnë atë që është e mirë?

Shpjegimi i Efesianëve 3:20—«[Perëndia] mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë»

Në cilat mënyra u përgjigjet lutjeve Perëndia dhe si i plotëson pritshmëritë e adhuruesve të tij?

Shpjegimi i Filipianëve 4:6, 7—«Mos u shqetësoni për asgjë»

Çfarë lloj lutjesh mund t’i ndihmojnë adhuruesit e Perëndisë të gjejnë lehtësim dhe paqe të brendshme?

Shpjegim i Filipianëve 4:13—«Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit»

Ç’donte të thoshte apostulli Pavël kur shkroi se do të merrte fuqi «për çdo gjë»?

Shpjegimi i Kolosianëve 3:23—«Bëjeni gjithçka nga zemra, si njerëz që i shërbejnë Zotit e jo njerëzve»

Si ndikon qëndrimi që ka një i krishterë ndaj punës te marrëdhënia e tij me Perëndinë?

Shpjegimi i 2 Timoteut 1:7—«Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike»

Si mund ta ndihmojë Perëndia dikë që të kapërcejë frikën dhe të ketë guxim për të bërë atë që është e drejtë?

Shpjegimi i Hebrenjve 4:12—«Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese»

A e lejon fjalën e Perëndisë të veprojë në jetën tënde? Çfarë zbulon ajo për ty?

Shpjegimi i Hebrenjve 11:1—«Besimi është siguria e gjërave që shpresohen»

Sa i fortë është besimi i vërtetë dhe sa rëndësi ka?

Shpjegimi i 1 Pjetrit 5:6, 7—«Përuluni, pra, nën dorën e fuqishme të Perëndisë, . . . gjithë merakun tuaj hidheni mbi të»

Çfarë do të thotë «t’ia hedhim» Perëndisë ankthet tona dhe si na sjell lehtësim kjo?

Shpjegimi i Zbulesës 21:1—«Një qiell të ri e një tokë të re»

Si na ndihmon Bibla të kuptojmë domethënien e këtij vargu?

Shpjegimi i Zbulesës 21:4—«Perëndia do të thajë çdo lot»

Ky varg përmban një premtim të mrekullueshëm për të ardhmen.