Kalo te përmbajtja

Ç’të bëj nëse e kam inat shkollën?

Ç’të bëj nëse e kam inat shkollën?

Ja çfarë të duhet

 Pikëpamje pozitive për të mësuarit. Përpiqu ta shohësh gjithë tablonë. Jo të gjitha lëndët mund të të duken të dobishme, të paktën tani për tani. Megjithatë, dijet në fusha të ndryshme do të të ndihmojnë të kuptosh më mirë botën që të rrethon. Ato të ndihmojnë ‘të bëhesh çdo gjë për njerëz të çdo lloji’ dhe të aftësojnë të flasësh me njerëz me formime të ndryshme. (1 Korintasve 9:22) Tekefundit, falë dijeve në fusha të ndryshme, do të përmirësosh aftësinë për të menduar, një cilësi që nuk i ikën kurrë vlera.

Të shkosh në shkollë mund të jetë si të çash rrugën në një xhungël të dendur, por, me veglat e duhura, të dyja mund të arrihen

 Pikëpamje pozitive për mësuesin. Nëse mendon se mësuesi është i mërzitshëm, përqendrohu te tema e jo te mësuesi. Mos harro se ka të ngjarë që mësuesi i ka shpjeguar të njëjtat mësime me dhjetëra, madje qindra herë, në klasat e tjera. Prandaj mund ta ketë të vështirë të mbajë të njëjtin entuziazëm që kishte në fillim për lëndën.

 Këshillë: Mbaj shënime, me respekt kërkoji më shumë informacion dhe ji entuziast për lëndën. Entuziazmi është ngjitës.

 Pikëpamje pozitive për aftësitë e tua. Shkolla mund zbulojë talentet e tua të fshehura. Pavli i shkroi Timoteut: «[Gjallëroje] si zjarr dhuratën e Perëndisë që ke.» (2 Timoteut 1:6) Me sa duket, Timoteu kishte marrë ndonjë dhuratë nga fryma e shenjtë. Por kjo «dhuratë» duhej zhvilluar që të mos qëndronte e fjetur a të shkonte dëm. Sigurisht, aftësitë e tua në shkollë nuk të kanë ardhur drejtpërdrejt nga Perëndia. Megjithatë, talentet që ke, janë unike për ty. Në shkollë mund të zbulosh e të zhvillosh aftësi që s’mendoje se i kishe.