Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ku të gjesh drejtim të besueshëm sot?

Ku të gjesh drejtim të besueshëm sot?

Në këtë botë që po ndryshon me shpejtësi, si të jesh i bindur se zgjedhjet e tua do të dalin për mirë? Si mund të jesh i sigurt se çfarë konsiderohet e drejtë sot nuk do të konsiderohet e gabuar nesër?

Fjala e Perëndisë mund të të ndihmojë të marrësh vendime për të cilat nuk do të pendohesh kurrë. Si është e mundur kjo? Fjala e Perëndisë vjen nga Krijuesi, dhe ai e di çfarë na sjell lumturi e siguri të vërtetë në jetë.

«Ai të ka thënë . . . se ç’është e mirë.»—Mikea 6:8.

Mund t’i besojmë mençurisë praktike që gjejmë në Fjalën e Perëndisë, ngaqë ajo është «përherë [e] besueshme, tani e përgjithmonë».—Psalmi 111:8.

Pse të mos e analizosh vetë se si mund të të ndihmojë Fjala e Perëndisë në këtë botë gjithnjë në ndryshim?