Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

E drejtë apo e gabuar: Zgjedhje që duhet ta bësh

E drejtë apo e gabuar: Zgjedhje që duhet ta bësh

Standardet morale që zgjedhim të ndjekim, do të ndikojnë ndjeshëm në rrjedhën e jetës sonë. Perëndia Jehova e di këtë. Ja pse dëshiron që të jetojmë sipas normave të tij.

Jehovai dëshiron të kemi paqe e lumturi në jetë.

«Unë Jehovai, jam Perëndia yt, Ai që të mëson se si të nxjerrësh dobi për vete, Ai që të vë të ecësh nëpër udhën nga duhet të shkosh. Ah, sikur t’u kushtoje vëmendje urdhërimeve të mia! Paqja jote do të ishte si lumë dhe drejtësia jote si valët e detit.»—Isaia 48:17, 18.

Meqë është Krijuesi ynë, Perëndia e di cila është mënyra më e mirë si duhet të jetojmë. Ai na fton të ndjekim drejtimin e tij, sepse kjo është për dobinë tonë. Kur u bindemi urdhërimeve të Perëndisë, nuk kemi pse të dyshojmë nëse zgjedhjet tona do të dalin për mirë. Do të jemi gjithnjë të sigurt se kemi bërë zgjedhjen e duhur, atë që na sjell paqe e lumturi në jetë.

Jehovai nuk kërkon të pamundurën.

«Ky urdhërim që po ju jap sot, nuk është as tepër i vështirë, as shumë larg jush.»—Ligji i përtërirë 30:11.

Të jetojmë sipas standardeve morale të Perëndisë, mund të kërkojë të ndryshojmë mënyrën si mendojmë dhe veprojmë. Por nuk është se Jehovai po kërkon tepër nga ne. Në fund të fundit, ai është Krijuesi ynë dhe e di çfarë potenciali kemi. Dhe, sa më shumë ta njohim Jehovain, do të kuptojmë se «urdhërimet e tij nuk janë të rënda».—1 Gjonit 5:3.

Jehovai premton se do t’i ndihmojë ata që jetojnë sipas standardeve të tij.

«Unë Jehovai, Perëndia yt, të kap nga dora e djathtë dhe të them: ‘Mos ki frikë. Unë do të të ndihmoj.’»—Isaia 41:13.

Përderisa kemi ndihmën e Perëndisë, nuk është e pamundur të jetojmë sipas normave morale të tij. Ai na ndihmon nëpërmjet Fjalës së tij, Biblës, e cila na jep inkurajim e shpresë.

Miliona njerëz përreth botës kanë parë se, duke jetuar sipas normave të Biblës, u është përmirësuar jeta. Pse të mos mësosh më shumë çfarë këshillash të mençura ka Bibla për ty? Mund të fillosh duke shqyrtuar broshurën Gëzoje jetën përgjithmonë që disponohet falas në jw.org. Ajo përmban këto mësime:

  • Si mund të të ndihmojë Bibla?

  • Bibla jep shpresë

  • A mund t’i besosh Biblës?

Ndërsa analizon Fjalën e Perëndisë, Biblën, do të zbulosh se nuk i ka ikur koha; ajo është «përherë [e] besueshme, tani e përgjithmonë». (Psalmi 111:8) Kur ndjekim standardet morale të Biblës, kemi zgjedhur mënyrën më të mirë si ta jetojmë jetën. Gjithsesi, Perëndia nuk na detyron që të veprojmë kështu. (Ligji i përtërirë 30:19, 20; Josiu 24:15) Është një zgjedhje që secili prej nesh duhet ta bëjë.