Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

E drejtë apo e gabuar: Një pyetje që të gjithë duhet ta bëjmë

E drejtë apo e gabuar: Një pyetje që të gjithë duhet ta bëjmë

Ta zëmë se dëshiron të shkosh në një vend ku nuk ke qenë kurrë më parë, çfarë do të bëje?

  1. 1. Do të merrje një drejtim që ty të duket mirë.

  2. 2. Do të ndiqje të tjerët, me shpresën se ata e dinë rrugën.

  3. 3. Do të konsultoheshe me një udhërrëfyes të besueshëm, për shembull me një GPS, një hartë ose me një mik që e di mirë rrugën.

Po të zgjidhnim opsionin një ose dy, do të mbërrinim diku, por jo domosdoshmërisht në vendin që donim. Megjithatë, po të zgjidhnim opsionin tre, me siguri do të mbërrinim në destinacionin e duhur.

Jeta jonë është si një udhëtim—një udhëtim që shpresojmë të na çojë drejt një të ardhmeje të lumtur. Do të arrijmë apo jo atje, shumë varet ku drejtohemi për ndihmë kur jemi para vendimeve.

Shumica e vendimeve që marrim çdo ditë nuk ndikojnë shumë në jetën tonë, ama disa të tjera janë tejet të rëndësishme. Këto të fundit pasqyrojnë vlerat tona morale, pra se çfarë konsiderojmë të drejtë dhe çfarë të gabuar. Vendime të tilla kanë ndikim afatgjatë, për mirë ose për keq, në jetën tonë dhe të njerëzve që duam. Këtu përfshihen çështje të tilla si:

  • Seksi dhe martesa

  • Ndershmëria, puna dhe paratë

  • Rritja e fëmijëve

  • Mënyra si i trajtojmë të tjerët

Si ta dish nëse vendimet e tua në këto fusha do të sjellin një të ardhme të lumtur për ty dhe familjen tënde?

Pyetja që të gjithë duhet ta bëjmë është kjo: ku do të drejtohemi për të përcaktuar çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar?

Kjo revistë shpjegon pse drejtimi i Biblës se çfarë është e drejtë apo e gabuar është i besueshëm dhe si mund të të ndihmojë ajo.