Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Si ta përballosh izolimin?

Si ta përballosh izolimin?

 A ndihesh i izoluar dhe i vetmuar? Nëse po, mbase i kupton ndjenjat e një shkrimtari të Biblës që tha: «Ngjaj si një zog vetmitar mbi çati.» (Psalmi 102:7) Këshillat e mençura të Biblës mund të të ndihmojnë të përballosh problemet që sjell izolimi.

 Bëhu mik me Perëndinë

 Pavarësisht se je i izoluar, mund të jesh i lumtur nëse kupton se ke nevojë ta njohësh Perëndinë dhe nëse përpiqesh ta njohësh. (Mateu 5:3, 6) Si fillim mund të të ndihmojnë mjetet e mëposhtme që janë falas.

 Lexo nga Bibla vargje që të japin zemër

 Këto vargje nga Bibla u kanë dhënë zemër mjaft vetave. Në vend që të lexosh shumë vargje njëherësh, pse të mos e shfrytëzosh kohën e izolimit për të medituar rreth çdo vargu që lexon dhe për t’u lutur.—Marku 1:35.

 Kupto pse ndodhin gjëra të këqija në botë

 Mund ta përballosh më kollaj një situatë stresuese nëse kupton arsyet pse ndodhin gjëra të këqija dhe si do t’i ndreqë Perëndia dëmet që shkaktojnë ato.—Isaia 65:17.

 Shmang ankthin e panevojshëm

 Artikujt e mëposhtëm të ndihmojnë të përballosh stresin që shkakton izolimi dhe ‘të mos jesh më në ankth’.—Mateu 6:25.

 Zhvillo miqësi të mira

 Miqësitë ndikojnë për mirë te shëndeti mendor dhe emocional. Dhe kur nuk takohemi dot fizikisht, ato janë akoma më të rëndësishme. Nëse je izoluar në shtëpi, mund të përdorësh videokonferencat ose telefonatat për të ruajtur miqësitë që tashmë ke ose për të krijuar të reja. Artikujt e mëposhtëm të ndihmojnë të gjesh ‘miq të vërtetë’ dhe të jesh ‘mik i vërtetë’.—Proverbat 17:17.

 Merru me aktivitet fizik

 Bibla thotë se «fizkultura është e dobishme». (1 Timoteut 4:8, shënimi) Ajo ndihmon shëndetin mendor, sidomos kur je i izoluar. Edhe kur nuk del dot nga shtëpia, mund të merresh me aktivitet fizik.