Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW LIBRARY

Kërko në Bibël ose në botime​—Windows

Kërko në Bibël ose në botime​—Windows

Veçoria e kërkimit e JW Library të lejon të gjesh një fjalë a shprehje në Bibël ose në ndonjë botim.

Ndiq këto udhëzime për të kërkuar:

 Si të kërkosh në një Bibël

Mund të bësh kërkime për një fjalë ose për një shprehje në Biblën që po lexon.

Prek kutinë Search ose Kërko, pastaj fillo të shkruash fjalën që dëshiron të gjesh. Ndërsa shkruan, do të dalin disa sugjerime. Prek te një sugjerim ose te butoni Enter në tastierë për të parë rezultatet.

Mund t’i përzgjedhësh rezultatet. Top Verses ose Më të përdorurat tregojnë vargjet që përdoren më shpesh lidhur me kërkimin tënd. All Verses ose Të gjitha tregon të gjitha vargjet që përputhen me kërkimin tënd, sipas rendit të librave të Biblës. Articles ose Artikujt tregon artikujt që përmbajnë fjalën që po kërkon te hyrja dhe te shtojcat.

Nëse po kërkon një shprehje, prek kutinë Match Exact Phrase ose Gjej shprehjen e saktë për të parë vetëm rezultatet që përmbajnë saktësisht atë shprehje.

 Si të kërkosh në një botim

Mund të bësh kërkime për një fjalë ose për një shprehje në botimin që po lexon.

Prek kutinë Search ose Kërko, pastaj shkruaj fjalën që dëshiron të gjesh. Ndërsa shkruan, do të dalin disa sugjerime. Prek te një sugjerim ose te butoni Enter në tastierë për të parë rezultatet.

Nëse po kërkon një shprehje, prek kutinë Match Exact Phrase ose Gjej shprehjen e saktë për të parë vetëm rezultatet që përmbajnë saktësisht atë shprehje.

 Si të kërkosh për një temë

Nëse ke shkarkuar Të fitojmë gjykim të thellë nga Shkrimet në anglisht, mund të kërkosh për një temë nga ky botim. Mund të përdorësh këtë veçori teksa po lexon një Bibël ose ndonjë botim në këtë aplikacion.

Prek kutinë Search ose Kërko, pastaj shkruaj temën që dëshiron të gjesh. Ndërsa shkruan, do të dalë një listë sugjerimesh me tema nga Të fitojmë gjykim të thellë nga Shkrimet që kanë lidhje me kërkimin. Prek te një temë për të hapur artikullin.

Këto veçori dolën në tetor të 2014-s me JW Library 1.3.4, që mund të instalohet në sistemin Windows 8.0 ose në një më të ri. Nëse nuk i gjen këto veçori, të lutemi ndiq udhëzimet te «Fillo të përdorësh JW Library​—Windows», poshtë pjesës Get the Latest Features.