Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW LIBRARY

Përdor opsionin customize gjatë leximit​—iOS

Përdor opsionin customize gjatë leximit​—iOS

JW Library janë shtuar një sërë veçorish për ta bërë më të këndshëm leximin. Këto funksione gjenden te shiriti i lundrimit në krye të ekranit kur lexon një kapitull ose artikull.

Mund të duhet të prekësh butonin me tri pika për të shkuar në funksione të tjera të shiritit të lundrimit.

Ndiq këto udhëzime për të mësuar si përdoret opsioni customize gjatë leximit tënd:

 Si të ndryshosh gjuhën

Mund të ndryshosh gjuhën e kapitullit ose të artikullit që po lexon.

  • Prek te butoni Languages për të parë të gjitha gjuhët që e kanë faqen që po lexon. Gjuhët që përdor më shpesh janë në krye të listës. Gjithashtu mund të kërkosh gjuhën duke i shkruar emrin.

  • Gjuhët që nuk i ke shkarkuar akoma tregohen me një ikonë në formë reje. Prek te një gjuhë që të shkarkosh botimin. Pasi botimi shkarkohet në pajisjen tënde, ikona në formë reje zhduket. Prek përsëri te gjuha për ta lexuar botimin.

 Si të ndryshosh madhësinë e shkrimit

Mund ta ndryshosh madhësinë e shkrimit që ta bësh më të rehatshëm leximin.

Prek te butoni Text Settings pastaj lëviz shinën për ta zvogëluar ose zmadhuar tekstin. Kjo madhësi shkrimi do të jetë për të gjitha botimet në aplikacion.

 Si të zgjedhësh paraqitjen e materialit

Disa artikuj mund të paraqiten me imazhe ose me tekst. Prek butonin përkatës për të zgjedhur mes dy paraqitjeve.

  • Paraqitja me imazhe: Paraqitja me imazhe e tregon faqen ashtu siç duket e shtypur. Disa mund të preferojnë këtë paraqitje te botime të tilla si, libri i këngëve, ku imazhi tregon notat muzikore.

  • Paraqitja me tekst: Paraqitja me tekst i tregon citimet biblike si linqe që mund të hapen dhe të lexohen me madhësinë e tekstit që ke zgjedhur.

 Si të përdorësh opsionin open in . . .

Opsioni Open in . . . të lejon të shohësh atë që po lexon nga JW Library në aplikacione të tjera.

Prek butonin Open in . . . për të parë listën e opsioneve që ofrohen. Për shembull, mund të prekësh butonin Open in Online Library për ta hapur faqen që po lexon në Watchtower ONLINE LIBRARY.

 Si të përdorësh opsionin customize për të kërkuar Biblat

Kur prek te një citim biblik në një botim, shfaqen vargjet. Prek butonin Customize poshtë vargjeve për të zgjedhur se cilën nga Biblat e shkarkuara dëshiron të përfshish në listë.

Prek butonat «+» ose «-» për të përfshirë ose jo përkthimet. Tërhiq Biblat lart ose poshtë për të riorganizuar listën.

Shih «Shkarko dhe përdor Biblat​—iOS» për të mësuar si mund të shtosh Bibla në JW Library.

Këto veçori dolën në shkurt të 2015-s me JW Library 1.4, që mund të instalohet në sistemin iOS 6.0 ose në një më të ri. Nëse nuk i gjen këto veçori, të lutemi ndiq udhëzimet te «Fillo të përdorësh JW Library​—iOS», poshtë pjesës Get the Latest Features.