Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW LIBRARY

Shkarko dhe përdor Biblat​—Windows

Shkarko dhe përdor Biblat​—Windows

Leximi dhe studimi i Biblës është veçori kryesore e JW Library.

Ndiq këto udhëzime që të shkarkosh dhe të përdorësh Biblat:

 Si të shkarkosh një Bibël

Mund të shkarkosh çdo përkthim të Biblës që dëshiron për ta lexuar dhe për ta studiuar kur je offline.

  • Te shiriti në krye të ekranit, prek te Bible ose Bibla, pastaj prek te Books ose Libra për të parë listën e librave të Biblës.

  • Hap panelin App Commands ose Shiriti i kategorive, pastaj prek te butoni Languages ose Gjuhët për të parë listën e të gjitha Biblave që disponohen. Përkthimet në gjuhët që përdor më shpesh, janë në krye të listës. Gjithashtu mund të kërkosh një përkthim duke shkruar emrin e gjuhës ose emrin e përkthimit të Biblës. Për shembull, shkruaj «int» për të gjetur Kingdom Interlinear në anglisht ose «port» për të gjetur të gjitha Biblat në portugalisht.

  • Biblat që nuk i ke shkarkuar ende, tregohen me një ikonë në formë reje. Prek te një Bibël për ta shkarkuar. Pasi Bibla shkarkohet në pajisjen tënde, ikona në formë reje zhduket. Prek përsëri te Bibla për ta lexuar.

Nëse nuk e gjen përkthimin e Biblës që dëshiron, të lutemi të kërkosh përsëri më vonë. Përkthime të tjera do të shtohen sapo të jenë në dispozicion.

 Si të fshish një Bibël

Mund ta fshish një përkthim të Biblës nëse nuk të duhet më ose nëse dëshiron të lirosh hapësirë.

Te shiriti në krye të ekranit, prek te Bible ose Bibla dhe më pas prek butonin Languages ose Gjuhët që të hapësh listën e Biblave. Prek butonin More ose Të tjera që është në krah të Biblës që dëshiron të fshish, pastaj prek te Delete ose Fshi.

 Si të përditësosh një Bibël

Herë pas here, mund të ketë përditësime për ndonjë Bibël që ke shkarkuar.

Bibla që ka një përditësim, tregohet me ikonën refresh ose Rifresko.Kur prek te Bibla, do të shohësh një mesazh që tregon se disponohet një përditësim. Prek te Download ose Shkarko për ta përditësuar, ndërsa për të vazhduar leximin me versionin që ke, prek te Later ose Më vonë.

Këto veçori dolën në mars të 2015-s me JW Library 1.4, që mund të instalohet në sistemin Windows 8.1 ose në një më të ri. Nëse nuk i gjen këto veçori, të lutemi ndiq udhëzimet te «Fillo të përdorësh JW Library​—Windows», poshtë pjesës Get the Latest Features.