Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

BalanceFormcreative/iStock via Getty Images Plus

Luftoje vetminë duke ndihmuar të tjerët—⁠Çfarë thotë Bibla?

Luftoje vetminë duke ndihmuar të tjerët—⁠Çfarë thotë Bibla?

 Sot, njerëz në çdo vend të botës ndihen të vetmuar dhe të shkëputur nga të tjerët. Disa ekspertë të shëndetësisë besojnë se të ndihmosh të tjerët është një mënyrë e mirë për t’i lehtësuar këto ndjenja.

  •   «Kur ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë, kjo mund t’i japë kuptim jetës sonë dhe të na lehtësojë ndjenjat e vetmisë ose të distancimit emocional.»—Institutet Kombëtare të Shëndetësisë në SHBA.

 Bibla ofron sugjerime praktike se ç’mund të bëjmë për t’u ardhur në ndihmë të tjerëve. Po të zbatojmë atë që thotë ajo, do ta kemi më të lehtë t’i luftojmë ndjenjat e vetmisë.

Ç’mund të bësh

 Ji bujar. Kërko mundësi për të kaluar kohë me të tjerët, sidomos fizikisht. Ji i gatshëm të ndash me të tjerët gjërat e tua. Kështu ka më shumë të ngjarë që ata të reagojnë me mirënjohje, dhe kjo ushqen miqësitë.

  •   Parim nga Bibla: «Bëjeni zakon të jepni, dhe do t’ju japin.»—Luka 6:38.

 Përdori energjitë e tua për të tjerët. Gjej mënyra për të ndihmuar ata që po kalojnë një periudhë të vështirë. Për shembull mund t’i dëgjosh me dhembshuri ose mund t’i ndihmosh në mënyra praktike për t’ua lehtësuar disi ngarkesën.

  •   Parim nga Bibla: «Një mik të gjendet pranë dhe të ndihmon në çdo situatë.»—Proverbat 17:17, Contemporary English Version.

 Për më shumë informacion se si mund të mbash marrëdhënie të mira me të tjerët, lexo artikullin «Jeta familjare dhe miqësitë».