Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Majtas: Yasser Qudaih/Anadolu via Getty Images; djathtas: RONALDO SCHEMIDT/AFP via Getty Images

QËNDRONI VIGJILENTË!

Kur do të marrin fund luftërat?—⁠Çfarë thotë Bibla?

Kur do të marrin fund luftërat?—⁠Çfarë thotë Bibla?

 «Tani është koha për të ulur tensionet e për të ftohur gjakrat. Tani është koha për vetëpërmbajtje maksimale»,—u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterresi, lidhur me sulmin e drejtpërdrejtë të Iranit ndaj Izraelit, të shtunën më 13 prill 2024.

 Luftimet në Lindjen e Mesme janë vetëm një shembull i asaj që po ndodh në të gjithë botën.

 «Bota po përballet me numrin më të lartë të konflikteve të dhunshme që nga Lufta II Botërore, dhe 2 miliardë njerëz—një e katërta e popullsisë së botës—[janë] prekur nga këto konflikte.»—Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, 26 janar 2023.

 Ndër zonat e përfshira në konflikte të dhunshme janë Izraeli, Gaza, Siria, Azerbajxhani, Ukraina, Sudani, Etiopia, Nigéri, Mjanmari dhe Haiti. a

 Kur do të marrin fund luftërat? A mund të sjellin paqe liderët botërorë? Çfarë thotë Bibla?

Një botë në luftë

 Konfliktet globale sot tregojnë se së shpejti të gjitha luftërat do të marrin fund. Këto luftëra përmbushin atë që kishte parathënë Bibla për kohën në të cilën jetojmë. Ajo e quan ‘përfundimi i sistemit’.—Mateu 24:3.

  •   «Do të dëgjoni të flitet për luftëra dhe lajme luftërash. . . . Do të ngrihet komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie.»—Mateu 24:6, 7.

 Për të parë se si luftërat e sotme plotësojnë profecinë e Biblës, lexo artikullin «Çfarë është shenja e ‘ditëve të fundit’ ose e ‘mbarimit të kohës’?»

Një luftë që do t’u japë fund të gjitha luftërave

 Bibla parathotë se konfliktet do të marrin fund. Si do të realizohet kjo? Jo nëpërmjet përpjekjeve të njerëzve, por nëpërmjet Armagedonit, ‘luftës së ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm’. (Zbulesa 16:14, 16) Kjo luftë do të bëjë të mundur që Perëndia të përmbushë premtimin e tij që njerëzimi të shijojë paqe të pafund.—Psalmi 37:10, 11, 29.

 Për të mësuar më shumë për luftën e Perëndisë që do t’u japë fund të gjitha luftërave, lexo artikullin «Çfarë është beteja e Armagedonit?»

a Treguesi i Konflikteve ACLED, «Renditja e nivelit të konflikteve përreth botës», janar 2024