Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

E+/​taseffski/​via Getty Images (Stock photo. Posed by model.)

QËNDRONI VIGJILENTË!

Shëndeti mendor tek adoleshentët përkeqësohet në nivele alarmante—Çfarë thotë Bibla?

Shëndeti mendor tek adoleshentët përkeqësohet në nivele alarmante—Çfarë thotë Bibla?

 Të hënën më 13 shkurt 2023, Qendrat për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara publikuan një raport për shëndetin mendor të adoleshentëve në SHBA. Aty zbulohej se mbi 40 për qind e nxënësve të shkollave të mesme ndiheshin vazhdimisht të trishtuar e të pashpresë.

 Dr. Kethlin Idhëri, drejtoreshë e Departamentit të CDC-së për Shëndetin e Adoleshentëve dhe për Mbarëvajtjen në Shkollë (DASH), komenton: «Edhe pse gjatë 10 viteve të fundit kemi parë se shëndeti mendor te të rinjtë ka pasur tendencën për t’u përkeqësuar, sot shëndeti i keq mendor, mendimet për vetëvrasje dhe veprimet që çojnë në këtë akt, të cilat raportohen nga vajzat adoleshente, kanë arritur nivele alarmante si kurrë më parë.»

 Raporti tregonte se:

  •   Më shumë se 1 në 10 vajza adoleshente (14 për qind) janë detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tyre. Dr. Idhëri tha: «Kjo është vërtet tronditëse. Në 10 vajza që njeh, të paktën njërën prej tyre, e mbase më shumë, i kanë përdhunuar.»

  •   Afërsisht 1 në 3 vajza adoleshente (30 për qind) ka menduar seriozisht t’i japë fund jetës.

  •   Gati 3 në 5 vajza adoleshente (57 për qind) janë ndier vazhdimisht të trishtuara dhe të pashpresa.

 Këto statistika na copëtojnë zemrën. Rinia duhet të jetë një periudhë e gëzuar dhe e lumtur e jetës. Atëherë, ç’mund t’i ndihmojë adoleshentët të përballojnë stresin që hasin sot? Çfarë thotë Bibla?

Bibla ofron ndihmë praktike për adoleshentët

 Bibla përshkruan në mënyrë realiste kohët stresuese në të cilat jetojmë, duke i quajtur «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar». (2 Timoteut 3:1-5) Megjithatë, ajo përmban edhe këshilla që funksionojnë në çdo kohë, të cilat po ndihmojnë miliona adoleshentë anekënd botës të kenë një rini të suksesshme, pavarësisht nga sfidat që hasin sot. Shqyrtoni artikujt e mëposhtëm të bazuar në Bibël.

 Ndihmë për adoleshentët që mendojnë t’i japin fund jetës

 Ndihmë për adoleshentët që vuajnë nga depresioni ose përjetojnë trishtim a ndjenja negative

 Ndihmë për adoleshentët që janë shënjestër e bullizmit ose e bullizmit kibernetik

 Ndihmë për adoleshentët që përballen me ngacmime dhe sulme seksuale

Bibla ofron këshilla praktike për prindërit

 Bibla përmban këshilla praktike edhe për prindërit, që t’i ndihmojnë fëmijët e tyre adoleshentë të përballojnë me sukses sfidat e jetës. Shqyrto artikujt e mëposhtëm të bazuar në Bibël.