Kalo te përmbajtja

Çfarë është shtrëngimi i madh?

Çfarë është shtrëngimi i madh?

Përgjigjja e Biblës

 Shtrëngimi i madh do të sjellë ditët më të zeza që ka parë njerëzimi. Sipas profecisë biblike, do të ndodhë gjatë ‘ditëve të fundit’ ose ‘kohës së mbarimit’. (2 Timoteut 3:1; Danieli 12:4, Diodati i Ri) Do të jetë ‘një shtrëngim i tillë, që nuk ka pasur që kur Perëndia filloi të krijonte e deri në atë kohë, dhe as që do të ketë përsëri’.​—Marku 13:19; Danieli 12:1; Mateu 24:21, 22.

Ngjarjet gjatë shtrëngimit të madh

Ngjarjet pas shtrëngimit të madh

  •   Satanai dhe demonët do të lidhen. Një engjëll i madh do t’i hedhë Satanain dhe demonët «në humnerë», një gjendje joaktive e ngjashme me vdekjen. (Zbulesa 20:​1-3) Në këtë humnerë Satanai do të jetë si në burg; nuk do të mund të ndikojë askund jashtë saj.​—Zbulesa 20:7.

  •   Do të fillojë Mijëvjeçari. Mbretëria e Perëndisë do të fillojë mbretërimin e saj 1.000-vjeçar, që do t’i sjellë bekime të mëdha njerëzimit. (Zbulesa 5:​9, 10; 20:​4, 6) Një ‘shumicë e madhe’ e panumërt do të mbijetojnë «nga shtrëngimi i madh» dhe do të shohin me sytë e tyre fillimin e Mijëvjeçarit në tokë.​—Zbulesa 7:​9, 14; Psalmi 37:​9-​11.

a Në librin e Zbulesës, feja e rreme quhet në mënyrë figurative Babilonia e Madhe, ‘prostituta e madhe’. (Zbulesa 17:​1, 5) Bisha me ngjyrë të kuqe të ndezur, që shkatërron Babiloninë e Madhe, është simbol i organizatës që ka për qëllim të bashkojë e të përfaqësojë kombet e botës. Nisi si Lidhja e Kombeve, ndërsa tani quhet Organizata e Kombeve të Bashkuara.