Kalo te përmbajtja

Pse të lutemi në emër të Jezuit?

Pse të lutemi në emër të Jezuit?

Përgjigjja e Biblës

 Duhet t’i lutemi Perëndisë në emër të Jezuit, sepse kjo është e vetmja mënyrë që ka miratuar Perëndia për t’iu afruar. Jezui tha: «Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati, përveçse nëpërmjet meje.» (Gjoni 14:6) Gjithashtu, Jezui u tha apostujve besnikë: «Me të vërtetë po ju them se po t’i kërkoni Atit ndonjë gjë, ai do t’jua japë në emrin tim.»​—Gjoni 16:23.

Arsye të tjera pse të lutemi në emër të Jezuit

  •   Nderojmë Jezuin dhe Atin e tij, Perëndinë Jehova.​—Filipianëve 2:​9-11.

  •   Tregojmë se e vlerësojmë vdekjen e Jezuit si masa që ka marrë Perëndia për të na shpëtuar.​—Mateu 20:28; Veprat 4:12.

  •   Pranojmë rolin unik të Jezuit si Ndërmjetës mes Perëndisë dhe njerëzve.​—Hebrenjve 7:25.

  •   Respektojmë shërbimin e Jezuit si Kryeprift, që mund të na ndihmojë të fitojmë një emër të mirë para Perëndisë.​—Hebrenjve 4:​14-16.