Kalo te përmbajtja

Frika nga vdekja​—Si ta kapërcesh?

Frika nga vdekja​—Si ta kapërcesh?

Përgjigjja e Biblës

 Me të drejtë kemi frikë nga vdekja si të ishte një armik dhe marrim masa të arsyeshme për ta mbrojtur jetën. (1 Korintasve 15:26) Megjithatë, frika e paarsyeshme nga vdekja e bazuar në gënjeshtra ose bestytni, i bën njerëzit ‘t’i nënshtrohen skllavërisë gjatë gjithë jetës së tyre’. (Hebrenjve 2:​15) Njohuria për të vërtetën do të të çlirojë nga frika e sëmurë nga vdekja, pasi kjo frikë nuk të lë ta gëzosh jetën.​—Gjoni 8:​32.

E vërteta për vdekjen

  •   Të vdekurit nuk janë të vetëdijshëm. (Psalmi 146:4) S’ke pse t’i frikësohesh dhembjes dhe mundimit pas vdekjes, sepse Bibla e krahason vdekjen me gjumin.​—Psalmi 13:3; Gjoni 11:​11-​14.

  •   Të vdekurit nuk mund të na bëjnë keq. Edhe ish-armiqtë e dhunshëm ‘vdekja i bën të pafuqishëm’. (Proverbat 21:16) Bibla thotë se «urrejtja dhe xhelozia e tyre tashmë kanë marrë fund».​—Eklisiastiu 9:6.

  •   Vdekja nuk është medoemos fundi i përhershëm i ekzistencës sonë. Me anë të ringjalljes, Perëndia do të risjellë në jetë ata që kanë vdekur.​—Gjoni 5:​28, 29; Veprat 24:15.

  •   Perëndia premton se do të vijë një kohë kur «nuk do të ketë më vdekje». (Zbulesa 21:4) Bibla thotë se në ato ditë «të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë përgjithmonë në të», pa pasur aspak frikë nga vdekja.​—Psalmi 37:29.