Kalo te përmbajtja

Pse Dëshmitarët e Jehovait nuk i festojnë Krishtlindjet?

Pse Dëshmitarët e Jehovait nuk i festojnë Krishtlindjet?

Ide të gabuara e të zakonshme

 E rreme: Arsyeja pse Dëshmitarët e Jehovait nuk i festojnë Krishtlindjet është se nuk besojnë te Jezui.

 E vërtetë: Ne jemi të krishterë. Besojmë se shpëtimi vjen vetëm me anë të Jezu Krishtit.​—Veprat 4:12.

 E rreme: Duke u mësuar familjarëve të mos i festojnë Krishtlindjet, ju i ndani familjet.

 E vërtetë: Ne interesohemi shumë për familjet dhe përdorim Biblën për t’i ndihmuar të bëhen më të forta.

 E rreme: Ju nuk e shijoni bujarinë, paqen në tokë dhe vullnetin e mirë që u sjell njerëzve «atmosfera e Krishtlindjeve».

 E vërtetë: Ne përpiqemi çdo ditë të jemi bujarë dhe paqësorë. (Proverbat 11:25; Romakëve 12:18) Për shembull, mbledhjet dhe predikimi që bëjmë, janë në përputhje me udhëzimin e Jezuit: «Falas morët, falas jepni.» (Mateu 10:8) Përveç kësaj, e drejtojmë vëmendjen te Mbretëria e Perëndisë si shpresa e vërtetë për paqe në tokë.​—Mateu 10:7.

Pse Dëshmitarët e Jehovait nuk i festojnë Krishtlindjet?

  •   Jezui urdhëroi të kremtojmë vdekjen e tij, jo lindjen.​—Luka 22:​19, 20.

  •   Apostujt dhe dishepujt e hershëm të Jezuit nuk i festonin Krishtlindjet. Një enciklopedi (New Catholic Encyclopedia) thotë se «kremtimi i lindjes së Krishtit u themelua jo më herët se viti 243 [e.s.]», më se një shekull pasi vdiqën apostujt e fundit.

  •   Nuk ka asnjë provë që Jezui të ketë lindur më 25 dhjetor; dita e lindjes së tij nuk është dokumentuar në Bibël.

  •   Ne besojmë se Perëndia nuk i miraton Krishtlindjet, sepse e kanë origjinën në rite e zakone pagane.​—2 Korintasve 6:17.

Pse doni të jeni ndryshe duke mos i festuar Krishtlindjet?

 Shumë njerëz ende i festojnë Krishtlindjet, ndonëse e dinë se kanë rrënjë pagane dhe nuk mbështeten në Bibël. Këta ndoshta pyesin: Pse të krishterët duhet të shkojnë kundër rrymës? Pse duhet të jenë ndryshe?

 Bibla na nxit të mendojmë, të përdorim ‘fuqinë tonë për të arsyetuar’. (Romakëve 12:​1, 2) Ajo na mëson ta vlerësojmë të vërtetën. (Gjoni 4:​23, 24) Kështu, na intereson ç’mendojnë të tjerët për ne, por u përmbahemi parimeve biblike edhe nëse të tjerët nuk na shohin me sy të mirë.

 Ndonëse ne zgjedhim të mos i festojmë Krishtlindjet, respektojmë të drejtën e çdo njeriu për të vendosur vetë lidhur me këtë çështje. Nuk ndërhyjmë në zgjedhjen e të tjerëve për t’i festuar Krishtlindjet.