Sipas Mateut 10:1-42

  • 12 apostujt (1-4)

  • Udhëzime për shërbimin (5-15)

  • Dishepujt do të përndiqen (16-25)

  • Kini frikë Perëndinë, jo njerëzit (26-31)

  • Jo paqe, por shpatë (32-39)

  • Të pranosh dishepujt e Jezuit (40-42)

10  Atëherë ai i thirri të 12 dishepujt dhe u dha autoritet që të dëbonin frymërat e ndyra*+ dhe të shëronin çdo lloj lëngate e sëmundjeje.  Emrat e 12 apostujve janë:+ i pari, Simoni, që e thërritnin Pjetër,+ dhe Andrea,+ i vëllai; Jakovi, biri i Zebedeut, dhe Gjoni,+ i vëllai;  Filipi dhe Bartolomeu;+ Thomai+ dhe Mateu,+ taksambledhësi; Jakovi, biri i Alfeut, dhe Tadeu;  Simon i Zellshmi;* dhe Judë Iskarioti, i cili më vonë e tradhtoi Jezuin.+  Këta të 12-të Jezui i nisi me këto udhëzime:+ «Mos shkoni te njerëzit e kombeve të tjera dhe mos hyni në asnjë qytet samaritan,+  por shkoni vazhdimisht te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit.+  Teksa shkoni, predikoni: ‘Mbretëria e qiejve është afruar.’+  Shëroni të sëmurët,+ ringjallni të vdekurit, pastroni të lebrosurit, dëboni demonët. Falas morët, falas jepni.  Mos merrni me vete as ar, as argjend dhe as bakër në brez,*+ 10  as trastë buke, as dy palë veshje,* as sandale, as shkop,+ sepse punëtori e meriton ushqimin e vet.+ 11  Në cilindo qytet ose fshat që të hyni, kërkoni atë që është i denjë për mesazhin dhe qëndroni atje derisa të ikni.+ 12  Kur të hyni në ndonjë shtëpi, përshëndetini ata të shtëpisë, 13  dhe nëse shtëpia është e denjë për mesazhin, paqja që i uroni, le të bjerë mbi të,+ por nëse nuk është e denjë, paqja juaj le të kthehet te ju. 14  Atje ku nuk ju pranojnë ose nuk i dëgjojnë fjalët tuaja, me të dalë nga ajo shtëpi ose nga ai qytet, shkundni pluhurin nga këmbët.+ 15  Vërtet po ju them: Sodoma dhe Gomorra+ do ta kenë më të lehtë Ditën e Gjykimit se ai qytet. 16  Ja, po ju dërgoj si dele mes ujqërve. Prandaj jini të kujdesshëm* si gjarpërinjtë, e megjithatë të pafaj si pëllumbat.+ 17  Kini kujdes, sepse njerëzit do t’ju dorëzojnë në gjykata+ dhe do t’ju fshikullojnë+ nëpër sinagoga.+ 18  Për shkakun tim do t’ju nxjerrin përpara guvernatorëve e mbretërve,+ që të jepni dëshmi para tyre dhe kombeve.+ 19  Megjithatë, kur t’ju dorëzojnë, mos jini në ankth si do të flitni ose ç’do të thoni, pasi fjalët që do të thoni, do t’ju tregohen në atë çast,+ 20  sepse nuk do të jeni ju që do të flitni, por do të jetë fryma e Atit tuaj që do të flasë nëpërmjet jush.+ 21  Vëllai do të dorëzojë vëllanë që ta vrasin, babai fëmijën, dhe fëmijët do të ngrihen kundër prindërve e do të bëhen shkaktarët e vdekjes së tyre.+ 22  Për shkak të emrit tim, të gjithë do t’ju urrejnë,+ por ai që qëndron* deri në fund, do të shpëtojë.+ 23  Kur t’ju përndjekin në një qytet, ikni te një tjetër,+ sepse vërtet po ju them: kurrsesi nuk do ta përfundoni predikimin në tërë qytetet e Izraelit,* derisa të mbërrijë Biri i njeriut. 24  Nxënësi nuk është më i madh se mësuesi, as skllavi se zotëria.+ 25  Nxënësin nuk do ta trajtojnë më mirë se mësuesin dhe skllavin më mirë se zotërinë.*+ Nëse njerëzit e quajtën Belzebub*+ të zotin e shtëpisë, aq më shumë do t’i quajnë kështu ata të shtëpisë së tij. 26  Prandaj mos kini frikë prej tyre, sepse nuk ka asgjë të mbuluar që nuk do të dalë në dritë dhe asgjë të fshehur që nuk do të merret vesh.+ 27  Atë që jua them në errësirë, thuajeni në dritë, dhe atë që dëgjoni të pëshpëritet, predikojeni nga tarracat.+ 28  Mos u frikësoni nga ata që vrasin trupin, por që s’mund të vrasin shpirtin,*+ por kini frikë nga ai që mund të shkatërrojë edhe shpirtin, edhe trupin në Gehenë.*+ 29  A nuk shiten dy harabela për një monedhë të vogël?* E megjithatë, asnjë prej tyre nuk bie përtokë pa dijeninë e Atit tuaj.+ 30  Madje edhe fijet e flokëve tuaj janë të gjitha të numëruara. 31  Prandaj mos kini frikë: ju vleni më tepër se shumë harabela.+ 32  Këdo që më pranon para njerëzve,+ edhe unë do ta pranoj para Atit tim që është në qiej.+ 33  Por këdo që më mohon para njerëzve, edhe unë do ta mohoj para Atit tim që është në qiej.+ 34  Mos mendoni se erdha të sjell paqen në tokë; nuk erdha të sjell paqen, por shpatën,+ 35  sepse erdha të shkaktoj përçarje: djali kundër babait, vajza kundër nënës dhe nusja kundër së vjehrrës.+ 36  Në të vërtetë, armiqtë e njeriut do të jenë njerëzit e shtëpisë së vet. 37  Ai që ka më shumë për zemër babanë ose nënën sesa mua, nuk është i denjë për mua, dhe ai që ka më shumë për zemër djalin ose vajzën sesa mua, nuk është i denjë për mua.+ 38  Dhe kushdo që nuk e pranon shtyllën e vet të torturës* e nuk vjen pas meje, nuk është i denjë për mua.+ 39  Ai që përpiqet ta shpëtojë jetën* e vet, do ta humbasë, kurse ai që e humbet jetën* për hirin tim, do ta shpëtojë.+ 40  Ai që ju pranon ju, më pranon edhe mua, dhe ai që më pranon mua, pranon edhe Atë që më dërgoi.+ 41  Ai që pranon një profet, ngaqë është profet, do të marrë shpërblimin që i takon një profeti,+ dhe ai që pranon një të drejtë, ngaqë është i drejtë, do të marrë shpërblimin që i takon një të drejti. 42  Vërtet po ju them se ai që i jep për të pirë sikur edhe vetëm një gotë ujë të ftohtë njërit prej këtyre të vegjëlve* ngaqë është dishepull, s’do ta humbasë kurrsesi shpërblimin e tij.»+

Shënimet

Shih Fjalorthin, «Demonët».
Ose «Kananeni».
Domethënë, një lloj brezi me një vend të posaçëm për të mbajtur paratë.
Ose «një veshje shtesë».
Ose «mendjemprehtë».
Ose «qëndron besnik».
Ose «në tërë qarkun e qyteteve të Izraelit».
Fjalë për fjalë «Nxënësit i mjafton të bëhet si mësuesi dhe skllavit si zotëria».
Një emër tjetër për Satanain, princin ose sundimtarin e demonëve.
Ose «shpresën për të jetuar».
Fjalë për fjalë «për një asarion?» Shih Shtojcën B14.
Fjalë për fjalë «shpirtin».
Fjalë për fjalë «shpirtin».
Ose «njerëzve të thjeshtë».