Kalo te përmbajtja

A bëjnë vepër misionare Dëshmitarët e Jehovait?

A bëjnë vepër misionare Dëshmitarët e Jehovait?

 Po. Kudo që jetojmë, të gjithë si Dëshmitarë të Jehovait përpiqemi të shfaqim një frymë misionare, sepse u flasim rregullisht për besimin tonë njerëzve që takojmë.​—Mateu 28:19, 20.

 Përveç kësaj, disa Dëshmitarë vizitojnë ose transferohen në zona të tjera brenda vendit të tyre ku njerëzit nuk kanë dëgjuar ende për lajmin e mirë të Biblës. Dëshmitarë të tjerë transferohen në vende të tjera për të predikuar më shumë. Ata janë të lumtur që marrin pjesë në përmbushjen e profecisë së Jezuit: «Do të jeni dëshmitarët e mi . . . deri në skajin më të largët të tokës.»​—Veprat 1:8.

 Në vitin 1943, hapëm një shkollë për t’u dhënë stërvitje të specializuar disa misionarëve tanë. Që nga ajo kohë, më tepër se 8.000 Dëshmitarë e kanë ndjekur këtë shkollë, që njihet si Shkolla Biblike Watchtower e Galaadit.