Kalo te përmbajtja

Çfarë është kursi për studimin e Biblës që ofrojnë Dëshmitarët e Jehovait?

Çfarë është kursi për studimin e Biblës që ofrojnë Dëshmitarët e Jehovait?

 Si zhvillohet kursi për studimin e Biblës?

 Një mësues personal do të të ndihmojë ta njohësh mirë Biblën, duke i shqyrtuar temat njëra pas tjetrës. Duke përdorur kursin interaktiv të Biblës me librin Gëzoje jetën përgjithmonë, dalëngadalë do të mësosh çfarë thotë Bibla dhe si mund të të ndihmojë ty. Shih këtë video, që të mësosh më shumë.

 A duhet të paguaj për kursin?

 Jo. Dëshmitarët e Jehovait ndjekin drejtimin që u dha Jezui dishepujve të tij: «Falas morët, falas jepni.» (Mateu 10:8) Gjithashtu nuk duhet të paguash për materialet e kursit, ku përfshihet Bibla dhe botimi me titull Gëzoje jetën përgjithmonë.

 Sa zgjat kursi?

 I gjithë kursi ka 60 mësime. Varet nga ti se sa shpejt dëshiron të ecësh me studimin. Gjithsesi, shumë studentë parapëlqejnë të bëjnë një ose më shumë mësime në javë.

 Nga t’ia nis?

  1.  1. Plotëso formularin online. Të dhënat personale që do të plotësosh, do të përdoren vetëm që një nga Dëshmitarët e Jehovait të kontaktojë me ty, sipas kërkesës sate.

  2.  2. Një mësues do të kontaktojë me ty. Mësuesi yt do të të shpjegojë çfarë mund të presësh nga kursi interaktiv i Biblës dhe do t’u përgjigjet pyetjeve që mund të kesh.

  3.  3. Ti dhe mësuesi bëni planet për kursin. Për studimin mund të takoheni bashkë ose mund të lidheni me telefon, me videotelefonatë, me letra ose me email. Seancat e studimit zakonisht zgjatin 1 orë, por mund të jenë më të gjata ose më të shkurtra në varësi të programit tënd.

 A mund të provoj vetëm një seancë studimi në fillim?

 Po. Për këtë, plotëso formularin online. Kur të të kontaktojë mësuesi ose mësuesja, thuaji se ke qejf të provosh një seancë studimi për të parë nëse të pëlqen. Ai ose ajo do të përdorë broshurën Gëzoje jetën përgjithmonë që ka tri mësime elementare nga Bibla, që të shohësh nëse të pëlqen të studiosh.

 Nëse pranoj të studioj Biblën, a do të më bëjnë presion për t’u bërë Dëshmitar i Jehovait?

 Jo. Dëshmitarëve të Jehovait u pëlqen jashtë mase t’i mësojnë njerëzit për Biblën, por kurrë nuk i bëjmë presion ndokujt që të jetë pjesë e fesë sonë. Përkundrazi e paraqitim plot respekt atë që mëson Bibla, duke pranuar se çdo njeri ka të drejtë të zgjedhë çfarë të besojë.—1 Pjetrit 3:15.

 A mund të përdor Biblën time?

 Po, mund të përdorësh çfarëdolloj përkthimi të Biblës që të pëlqen. Ne vetë kënaqemi duke përdorur Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re që është i qartë e i saktë, ama e kuptojmë se shumë veta preferojnë të përdorin një përkthim me të cilin janë mësuar.

 A mund të ftoj të tjerë gjatë studimit?

 Po. Mund të ftosh gjithë familjen ose miqtë që do.

 Po nëse dikur e kam studiuar Biblën me Dëshmitarët e Jehovait? A mund ta studioj sërish?

 Po. Në fakt, tani mund ta shijosh më tepër kursin, sepse është përditësuar, duke marrë parasysh nevojat që kanë njerëzit sot. Ky kurs për studimin e Biblës përmban më tepër mjete pamore dhe është më interaktiv se të mëparshmit.

 A ofroni mundësi për ta studiuar Biblën pa mësues personal?

 Po. Edhe pse shumica e studentëve mësojnë më mirë me ndihmën e një mësuesi, disa parapëlqejnë të studiojnë vetë në fillim. Në pjesën «Mjete për studimin e Biblës» janë renditur mjete dhe materiale të tjera falas që mund të të ndihmojnë për studimin tënd të Biblës. Këtu renditen disa prej tyre: