Kalo te përmbajtja

Letra poshtë lavatriçes

Letra poshtë lavatriçes

 Zarina, pasi u pagëzua në Rusi si Dëshmitare e Jehovait, u kthye në vendin e saj, në Azinë Qendrore, e vendosur që t’i rriste vajzat sipas besimit të saj. Si pasojë e situatës ekonomike, shkoi të jetonte bashkë me prindërit dhe vëllanë e martuar, të cilët tashmë banonin në një garsoniere. Prindërit e urdhëruan Zarinën të mos u mësonte fëmijëve të vërtetën e Biblës. Edhe vajzave u thanë të mos flisnin me mamanë për Biblën.

 Zarina u mendua gjatë se si t’i ndihmonte vajzat që të mësonin për Jehovain. (Proverbat 1:8) Iu lut me zjarr Perëndisë për drejtim dhe mençuri. Pastaj bëri diçka që të realizonte atë për të cilën u lut. Filloi të shëtiste me vajzat dhe u fliste për mrekullitë e krijimit. Këto shëtitje të shkurtra i ndihmuan vajzat të dëshironin ta njihnin Krijuesin.

 Më pas Zarina gjeti një mënyrë si t’i mësonte më shumë me librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Ajo u shkruante paragrafë dhe pyetje të librit në letër. U shtonte edhe ca fjali që ta kuptonin sa më mirë materialin. Pastaj letrën dhe një laps, ua vinte poshtë lavatriçes, në banjë. Kur vajzat hynin në banjë, lexonin paragrafët dhe shkruanin përgjigjet.

 Në këtë mënyrë, Zarina kishte studiuar me vajzat 2 kapituj të librit, para se të tria të shkonin në një vend tjetër për të jetuar. Atje mund t’i mësonte pa ndërhyrjen e të tjerëve. Në tetor të vitit 2016, të dyja vajzat u pagëzuan, të lumtura që mamaja e tyre, me mençuri dhe kujdes, u mësoi të vërtetën për Perëndinë.