Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përgjigje për pyetje biblike

Përgjigje për pyetje biblike

Si mund të mësojnë fëmijët të duan Zotin?

Përdor mësimet nga krijimi që ta ndihmosh fëmijën ta njohë e ta dojë Zotin

Fëmijët tuaj mund të mësojnë ta duan Zotin vetëm nëse kanë prova se ai ekziston dhe se i do. Që ta duan Zotin, duhet ta njohin. (1 Gjonit 4:8) Për shembull, duhet të dinë: pse e krijoi njeriun? Pse i lejon Zoti vuajtjet? Ç’do të bëjë për ne në të ardhmen?Lexo Filipianëve 1:9.

Për t’i ndihmuar fëmijët të duan Zotin, duhet t’u tregoni se vetë ju e doni. Nëse e dallojnë këtë, ka gjasa të ndjekin shembullin tuaj.Lexo Ligjin e përtërirë 6:5-7; Proverbat 22:6.

Si t’u prekni zemrën fëmijëve?

Fjala e Perëndisë është e fuqishme. (Hebrenjve 4:12) Ndaj ndihmojini fëmijët të njohin mësimet e saj themelore. Që t’u prekte zemrën njerëzve, Jezui i pyeste, i dëgjonte dhe u shpjegonte Shkrimet. Që t’u prekni zemrën fëmijëve, imitoni mënyrën si mësonte Jezui.Lexo Lukën 24:15-19, 27, 32.

Edhe tregimet biblike për mënyrën si sillej Zoti me njerëzit mund t’i ndihmojnë fëmijët ta njohin e ta duan Atë. Në www.pr418.com/sq do të gjeni botime të përgatitura enkas për këtë qëllim.Lexo 2 Timoteut 3:16.