Kalo te përmbajtja

Albumi i nëntë me foto nga Britania (shtator 2019-shkurt 2020)

Albumi i nëntë me foto nga Britania (shtator 2019-shkurt 2020)

Në këtë album me foto nga shtatori 2019 deri në shkurt 2020, do të shohësh fazat përfundimtare të ndërtimit të kompleksit të ri të degës së Dëshmitarëve të Jehovait në Britani. Ndërkohë bethelitët kanë filluar të përdorin godinat e reja.

  1. Godina e studiove video

  2. Godina e punëtorive të mirëmbajtjes

  3. Godina e zyrave

  4. Godina e banimit A

  5. Godina e banimit B

  6. Godina e banimit C

  7. Godina e banimit D

  8. Godina e banimit E

  9. Godina e banimit F

10 shtator 2019—Godina e zyrave

Vullnetaret po shkriftojnë dheun që të mbjellin barin. Në sfond shihen godinat e banimit A dhe B.

19 shtator 2019—Godina e zyrave

Prapa godinës së zyrave në Çelmsford ndodhet një liqen i vogël artificial i zbukuruar. Bashkë me disa liqene të tjera formojnë një sistem ekologjik drenazhimi të projektuar për të imituar drenazhimin natyral. Ky sistem përmirëson cilësinë e ujit, pakëson rrezikun e përmbytjeve dhe zbukuron ambientin për njerëzit e kafshët.

19 shtator 2019—Godina e zyrave

Një çift nga skuadra e marangozëve po montojnë panele ndarëse për zyrat e reja.

14 tetor 2019—Godina e banimit A

Duke përdorur një nivelues me lazer, një vullnetare e skuadrës së arkitektëve po vendos një tabelë te dera e parukerisë.

28 tetor 2019—Prona e degës

Një marangoz vendos tabelat drejtuese me ndihmën e një niveluesi. Këto tabela ndihmojnë banorët dhe vizitorët të orientohen ndërsa lëvizin në këtë pronë 34-hektarëshe.

4 nëntor 2019—Godina e studiove video

Një punonjës i shërbimit zjarrfikës në atë zonë po kontrollon presionin e ujit të një hidranti.

14 nëntor 2019—Godina e zyrave

Një anëtar i Komitetit të Projektit të Ndërtimit duke mbajtur një adhurim mëngjesi që u transmetua nëpërmjet internetit edhe për familjen Bethel në Londër. Ndërkohë u testuan edhe sistemet audio-video të degës së re.

19 nëntor 2019—Godina e studiove video

Një elektricist instalon një semafor në hyrje të një zone ku kontrollohen hyrje-daljet.

19 nëntor 2019—Kantieri mbështetës

Dy vullnetare po zhveshin kabllot që të marrin bakrin për riciklim.

25 nëntor 2019—Kantieri mbështetës

Një ciceron në Qendrën e Vizitorëve përshkruan projektin e degës së re. Mbi 95.000 vizitorë shkuan për të parë godinat gjatë ndërtimit.

5 dhjetor 2019—Godina e zyrave

Një anëtar i Komitetit të Degës së Britanisë i drejtohet skuadrës së ndërtimit në mbledhjen e fundit mujore, para se godinat të kalonin nën kujdesin e reparteve të Bethelit. Mbi 11.000 vullnetarë kanë dhënë nga koha dhe energjitë e tyre për këtë projekt.

10 dhjetor 2019—Godina e studiove video

Skuadra Rajonale e Videos dhe Reparti Vendës i Broadcasting po stërviten për të përdorur pajisjet në studiot e reja. Ata kanë veshur qese blu për këmbët që të mos dëmtojnë zonat e përfunduara.

30 dhjetor 2019—Godinat e zyrave

Vullnetarët po përhapin rërë të tharë në furrë për të mbushur fugat midis pllakave. Kështu përfundojnë rrugën e automjeteve për te godina e zyrave.

16 janar 2020—Godina e punëtorive të mirëmbajtjes

Një mekanik po i bën ca shërbime një furgoni në ofiçinën e re. Meqë tani të gjitha godinat e degës janë në të njëjtin vend, familja Bethel nuk ka më nevojë për kaq shumë furgonë për të shkuar e për t’u kthyer nga puna çdo ditë. Automjetet që nuk përdoren më, tani mund të shiten. Në sfond duket një makinë që skuadra e mirëmbajtjes e përdor në ambientet e jashtme.

29 janar 2020—Godina e banimit D

Disa vëllezër po shkarkojnë gjërat personale të një betheliti. Një skuadër prej 27 vetash ka ndihmuar bethelitët për transferimin gjatë muajve janar dhe shkurt. Në fillim të marsit, e gjithë familja Bethel ishte transferuar dhe kishte filluar punën në degën e re.

6 shkurt 2020—Godina e zyrave

Kuzhina përgatit sallatë për familjen Bethel.

7 shkurt 2020—Banesat e përkohshme

Një kamion po transporton banesat e përkohshme që tashmë janë shitur. Në këto banesa, që ndodheshin shumë afër degës së re, u strehuan vullnetarët që punuan në këtë projekt. Ato ishin pjesë e një plani për të pakësuar emetimin e dyoksidit të karbonit gjatë këtij projekti. Ky plan u konsiderua si novator nga BREEAM, standardi më i lartë në nivel botëror për godinat ekologjike. Në sfond duken godinat e reja të banimit.

14 shkurt 2020—Godina e zyrave

Pjesëtarë të skuadrës së përkthimit vendosin një studio që izolon zhurmat për regjistrimet audio. Kjo studio ka disa pajisje ekstra, ndryshe nga zyrat e zakonshme të përkthimit që kanë pajisjet bazë. Ajo është në dispozicion për skuadrat e gjuhëve vendëse që punojnë në degën e Britanisë, të tilla si gjuha irlandeze dhe galike skoceze.

24 shkurt 2020—Godina e zyrave

Një vëlla nga Reparti Vendës i Projektim-Ndërtimit flet nëpërmjet videokonferencës me një përfaqësues të këtij reparti jashtë Bethelit që punon për zonën juglindore të Anglisë. Ata komunikojnë rregullisht me degën për çështje që lidhen me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Sallave të Mbretërisë. Në sfond, pjesëtarët e tjerë të repartit diskutojnë për sistemet e ngrohjes dhe të ajrimit për Sallat e reja ose të rinovuara.

25 shkurt 2020—Godina e zyrave

Vullnetarët e jashtëm në Bethel mbërrijnë në recepsion para se të ndjekin një mbledhje mirëseardhjeje dhe t’u tregohet në cilin repart janë caktuar. Kur dega e Britanisë nisi të punonte në Çelmsford, punën e familjes Bethel e mbështetnin gati 500 vullnetarë të jashtëm. Në sfond, teknikët testojnë dhe rregullojnë ekranet e televizorëve që do të jenë pjesë e ekspozitës për vizitorët.