Kalo te përmbajtja

Albumi i shtatë me foto nga Britania (shtator 2018-shkurt 2019)

Albumi i shtatë me foto nga Britania (shtator 2018-shkurt 2019)

Shih në këtë album me foto sa ka përparuar ndërtimi i zyrës së re të degës së Dëshmitarëve të Jehovait në Britani, gjatë periudhës shtator 2018-shkurt 2019.

  1. Godina e studiove video

  2. Godina e punëtorive të mirëmbajtjes

  3. Godina e zyrave

  4. Godina e banimit A

  5. Godina e banimit B

  6. Godina e banimit C

  7. Godina e banimit D

  8. Godina e banimit E

  9. Godina e banimit F

25 shtator 2018—Godina e banimit A

Skuadra e Kantierit dhe ajo Mekanike përdorin dy ekskavatorë për të vendosur një segment të madh të tubit kryesor të ujit në vendin e caktuar. Në sfond shihet godina e zyrave.

26 shtator 2018—Godina e studiove video

Kontraktuesit montojnë fasadën. Ngjyrat dhe modeli i paneleve janë projektuar që ndërtesat të jenë në harmoni me mjedisin përreth.

27 shtator 2018—Godina e studiove video

Pasi u hodh betoni, kontraktuesit përdorin makineri niveluese, që ta bëjnë dyshemenë sa më të lëmuar, të lustruar dhe rezistente.

4 tetor 2018—Godina e zyrave

Pamje ajrore nga verilindja. Në plan të parë duket Skuadra e Kantierit që pastron zonën dhe nivelon terrenin për parkingun e recepsionit kryesor. Në të majtë shihet skeleti i përfunduar prej çeliku për recepsionin që lidh dy godinat e zyrave. Në sfond shihet si godina e studiove video, edhe godina e punëtorive të mirëmbajtjes.

10 tetor 2018—Kantieri i degës

Pranë godinës së banimit A, një gjeometre inspekton punën e kopshtarëve dhe mban regjistrime. Meqë puna për kopshtin u bë në fazat fillestare të ndërtimit, pemët dhe bimët do të jenë rritur kur të përfundojë projekti.

31 tetor 2018—Godina e banimit F

Bojaxhinjtë lyejnë me bojë me rezinë dyshemenë e parkingut. Një punëtore ka veshur këpucë me thumba që nuk lënë shenja në sipërfaqen e lyer. Kjo bojë nuk konsumohet shpejt dhe është rezistente ndaj njollave të vajit, ideale për parkingun.

6 nëntor 2018—Godina e punëtorive të mirëmbajtjes

Hidraulikët masin dhe presin zinxhirë për të varur panelet me rrezatim, që përdoren për ngrohjen e një hapësire të madhe.

6 nëntor 2018—Godina e zyrave

Punëtorët u japin dorën e parë të bojës mureve të brendshme të godinës së zyrave. Mbi çdo zyrë varet një njësi HVAC e mbuluar me plastikë të zezë për mbrojtje.

8 nëntor 2018—Godina e zyrave

Punëtorët instalojnë një skelet prej çeliku mbi recepsion.

7 dhjetor 2018—Godina e zyrave

Kontraktuesit montojnë panelet prej xhami jashtë sallës së ngrënies dhe auditorit me anë të një vinçi që i është montuar një pajisje me vakum.

10 dhjetor 2018—Godina e zyrave

Punëtore të Skuadrës Elektrike vendosin kokat në fund të kabllove të rrjetit. Rreth 50 kilometra kabllo rrjeti janë shtruar poshtë dyshemesë së secilit prej katër kateve të godinës së zyrave. Falë dyshemesë së ngritur mund të rimodelohen më lehtë hapësirat e zyrave.

26 dhjetor 2018—Godina e banimit A

Skuadra e Emergjencës, në një seancë stërvitore, duke shpëtuar një person që ka rënë nga skela dhe po mbahet vetëm me rripin e sigurimit.

8 janar 2019—Godina e zyrave

Një nga punëtoret e Skuadrës së Kantierit nivelon terrenin e një rruge para se të vendosen pllakat e trotuarit. Ekskavatori po hap gropa anash rrugës, duke e përgatitur për mbjelljen e shkozave, pemë karakteristike e vendit.

9 janar 2019—Godina e studiove video dhe Godina e punëtorive të mirëmbajtjes

Pamje ajrore. Që drita e diellit të kthehet në energji elektrike, janë vendosur panele fotovoltaike në çatinë e godinës së studiove video, të godinës së punëtorive të mirëmbajtjes dhe të godinës së zyrave.

17 janar 2019—Godina e zyrave

Një punëtor i Skuadrës së Finiturës shtron pllaka guri gëlqeror në recepsionin e katit të tretë. Membrana portokalli i ndan pllakat nga dyshemeja dhe i mbron nga thyerja nëse ajo lëviz.

21 janar 2019—Salla e ngrënies për kantierin

Punëtorë të uritur marrin ushqimin dhe e hanë në sallën e përkohshme të ngrënies. Në këtë sallë punohet me 3 turne, që të shërbehen rreth 1000 vakte në ditë.

30 janar 2019—Godina e zyrave

Kamionë vetëshkarkues transportojnë materialet pas kompleksit të zyrave. Në të djathtë, te kolonat janë vendosur grila për të mbrojtur sallën e ngrënies dhe auditorin nga rrezet e diellit.

30 janar 2019—Godina e zyrave

Skuadra e Finiturës shtron pllaka moketi me ndihmën e punëtorëve nga Programi Dita e Vullnetarëve. Falë këtij programi, kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait nga e gjithë Britania dhe Irlanda u ftuan të dërgonin vullnetarë që të punonin për një ditë. Në fund të shkurtit më shumë se 5.500 veta kishin ndihmuar në këtë mënyrë.

12 shkurt 2019—Godina e punëtorive të mirëmbajtjes

Kontraktuesit ndërtojnë një mur të gjatë në mes të godinës që të ndajnë hapësirën. Kolonat e vogla portokalli rrethojnë hapësirën e nevojshme, që ashensorët gërshërë të punojnë pa problem.

20 shkurt 2019—Godina e zyrave

Punëtorët pastrojnë ambientin e recepsionit ndërsa instalohet dyshemeja e ngritur.