Sipas Mateut 2:1-23

  • Vizita e astrologëve (1-12)

  • Ikin në Egjipt (13-15)

  • Herodi vret djemtë e vegjël (16-18)

  • Kthehen në Nazaret (19-23)

2  Pas lindjes së Jezuit në Betlehem+ të Judesë, në ditët e mbretit Herod,*+ disa astrologë* nga Lindja shkuan në Jerusalem  dhe pyetën: «Ku është fëmija që ka lindur për t’u bërë mbreti i judenjve?+ Pamë yllin e tij kur ishim në Lindje, prandaj kemi ardhur për t’i bërë nderime.»*  Me ta marrë vesh këtë, mbreti Herod u alarmua dhe bashkë me të i gjithë Jerusalemi.  Pasi mblodhi tërë krerët e priftërinjve dhe skribët e popullit, ai i pyeti se ku do të lindte Krishti.*  Ata i thanë: «Në Betlehem+ të Judesë, sepse kështu është shkruar nga profeti:  ‘Dhe ti, o Betlehem i vendit të Judës, nuk je kurrsesi qyteti më i parëndësishëm në sytë e qeveritarëve të Judës, sepse prej teje do të dalë një qeveritar, që do të jetë si bari për popullin tim, Izraelin.’»+  Atëherë Herodi i thirri fshehurazi astrologët dhe i pyeti me hollësi se kur ishte shfaqur ylli.  Pastaj i dërgoi në Betlehem dhe u tha: «Shkoni, kërkojeni me kujdes fëmijën dhe, pasi ta keni gjetur, kthehuni e më njoftoni, që të shkoj edhe unë t’i bëj nderime.»  Pasi dëgjuan fjalët e mbretit, ata u nisën. Ylli që kishin parë kur ishin në Lindje,+ shkonte përpara tyre, derisa u ndal mbi vendin ku ishte fëmija. 10  Sapo vunë re që ylli u ndal, ata fluturuan nga gëzimi. 11  Hynë në shtëpi dhe, kur panë fëmijën me të ëmën, Marinë, u përkulën me fytyrë përtokë dhe i bënë nderime.* Pastaj hapën thesaret e tyre dhe i dhanë dhurata: ar, temjan të bardhë dhe mirrë. 12  Megjithatë, meqë në ëndërr Perëndia i kishte paralajmëruar+ të mos ktheheshin te Herodi, ata u kthyen në vendin e tyre nga një udhë tjetër. 13  Pasi u larguan, ja, engjëlli i Jehovait* iu shfaq Jozefit në ëndërr+ dhe i tha: «Ngrihu, merre fëmijën dhe nënën e tij, dhe ik sa më shpejt në Egjipt. Qëndro atje derisa të të çoj fjalë të kthehesh, sepse pas pak Herodi do ta kërkojë fëmijën që ta vrasë.» 14  Kështu ai u ngrit dhe natën mori me vete fëmijën me të ëmën e shkoi në Egjipt. 15  Ai qëndroi atje derisa vdiq Herodi. Kështu u përmbush ajo që kishte thënë Jehovai* nëpërmjet profetit: «Nga Egjipti e thirra tim bir.»+ 16  Kur kuptoi se astrologët ia kishin hedhur, Herodi u tërbua fare. Pastaj dërgoi njerëz dhe urdhëroi që të vritnin gjithë djemtë në Betlehem dhe në tërë krahinën e tij, nga dy vjeç e poshtë, sipas kohës për të cilën i kishte pyetur astrologët me hollësi.+ 17  Kështu u përmbush ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit Jeremia: 18  «Një zë dëgjohet në Ramah, të qara e shumë vaje. Është Rakela+ që qan fëmijët e saj dhe nuk pranon të ngushëllohet, sepse ata nuk janë më.»+ 19  Pas vdekjes së Herodit, engjëlli i Jehovait* iu shfaq në ëndërr Jozefit+ në Egjipt 20  dhe i tha: «Ngrihu, merre fëmijën dhe nënën e tij dhe shko në vendin e Izraelit, sepse ata që kërkonin jetën* e fëmijës kanë vdekur.» 21  Kështu u ngrit, mori fëmijën dhe nënën e tij dhe hyri në vendin e Izraelit. 22  Por, kur dëgjoi se në Jude sundonte Arkelau në vend të të atit, Herodit, pati frikë të shkonte atje. Dhe, meqë në ëndërr ishte paralajmëruar nga Perëndia,+ u nis për në territorin e Galilesë+ 23  dhe shkoi të banonte në qytetin e Nazaretit,+ që të përmbushej ç’ishte thënë nëpërmjet profetëve: «Do të quhet nazareas.»*+

Shënimet

Ose «magjistarë».
Ose «që të përkulemi para tij».
Ose «Mesia; i Mirosuri».
Ose «dhe u përkulën para tij».
Ose «shpirtin».
Ka të ngjarë të vijë nga fjala hebraike «filiz».