Kalo te përmbajtja

Politika globale për përdorimin e cookies dhe të teknologjive të ngjashme

Politika globale për përdorimin e cookies dhe të teknologjive të ngjashme

Që të kesh eksperiencën më të mirë digjitale, një numër i vogël të dhënash mund të ruhet ose të merret nga celulari, nga tableta apo nga kompjuteri yt nëpërmjet cookies dhe teknologjive të ngjashme. Cookies ndihmojnë që ky sit të funksionojë dhe na sigurojnë informacione për përdorimin e sitit. Këtë informacion e përdorim për të përmirësuar sitin tonë. Nuk përpiqemi t’i identifikojmë ata që hyjnë në sit, me përjashtim të rasteve kur i japin vetë informacionet e kontaktit përmes një prej formularëve apo kërkesave në sitin tonë. Përdorimi i termit cookies në këtë politikë është i gjerë dhe përfshin teknologji të ngjashme, si localStorage, web beacons, pixels dhe identifiers. Këto teknologji na japin disa të dhëna të ruajtura në kompjuterin tënd, si madhësinë e ekranit, datën dhe orën kur ke vizituar një faqe dhe URL-n e faqes që ke hapur.

Asnjë nga të dhënat që marrim apo ruajmë, nuk do të shitet, nuk do të përdoret për marketing dhe nuk do të përdoret për të kujtuar sitet e tjera që viziton në internet. Ne nuk përdorim reklama të synuara apo cookies për marketing.

Llojet e cookies. Ka lloj-lloj cookies që kryejnë funksione të ndryshme dhe në përgjithësi ta lehtësojnë përdorimin e sitit. Cookies na tregojnë nëse e ke vizituar më parë sitin dhe kujtojnë preferencat që vendos kur përdor sitin. Për shembull, në një cookie mund të ruhet gjuha që zgjodhe, që të dalë automatikisht herën tjetër kur hyn në sit.

Llojet e cookies që përdoren në sit mund të klasifikohen në një nga këto tri kategori:

  1. Cookies jashtëzakonisht të domosdoshëm. Këta janë thelbësorë që të funksionojë siti ynë, që të lundrosh në të ose që të përdorësh disa veçori të tij. Ata reagojnë kur ti përdor një shërbim, për shembull kur përcakton preferencat e privatësisë, kur hyn me llogarinë tënde ose kur plotëson formularë. Pa këta cookies, përdorimi i disa shërbimeve, si dhurimet online, nuk është i mundur. Këta cookies nuk i mbledhin informacionet e tua për arsye fitimi ose që të kujtojnë faqet e tjera që ke hapur në internet.

  2. Cookies praktikë. Këta bëjnë të mundur që siti të kujtojë zgjedhjet e tua (si, emri i përdoruesit, gjuha ose vendi) dhe mundësojnë veçori të përparuara. Këta cookies lehtësojnë përdorimin e sitit dhe mundësojnë personalizimin sipas dëshirës.

  3. Cookies analitikë. Këta përdoren për të mbledhur informacione për mënyrën si e përdorin vizitorët sitin, për shembull, sa herë e vizitojnë dhe sa kohë kalojnë mesatarisht çdo herë që e vizitojnë. Informacioni përdoret vetëm për të përmirësuar funksionimin e sitit, përfshirë dizenjimin, efektshmërinë dhe stabilitetin.

Shumica e cookies janë të palës së parë dhe vendosen nga siti ynë. Disa janë të palës së tretë dhe vendosen nga site të tjera. Në listën tonë me shembuj të cookies, ata të palës së tretë identifikohen qartë.

Përdorimi i adresave IP. Një adresë IP është një kod numerik që identifikon pajisjen tënde në internet. Ne e përdorim adresën IP dhe llojin e shfletuesit tënd që të analizojmë kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë e përdorimit, të përcaktojmë problemet e sitit, të përmirësojmë shërbimin që të ofrojmë dhe ta mbajmë të sigurt sitin.

Preferencat e tua. Mund t’i menaxhosh preferencat e cookies duke klikuar te «Parametrat e privatësisë» (Privacy Settings), që gjendet në fund të secilës nga faqet tona të internetit (shih listën më poshtë). Cookies jashtëzakonisht të domosdoshëm nuk kërkojnë aprovimin tënd. Ndërsa për të gjitha llojet e tjera, kërkojmë aprovimin tënd para se t’i ruajmë apo t’i marrim nga pajisja jote. Të lutemi, mbaj parasysh se ndryshimi i preferencave nuk i fshin cookies që janë tashmë. Nëse dëshiron të heqësh cookies të këtij siti, mund ta bësh duke shkuar te Settings në shfletuesin tënd. Megjithatë, të lutemi vër re se pa cookies nuk do të kesh mundësi të përfitosh plotësisht nga të gjitha veçoritë e sitit. Mënyra si hiqen cookies ndryshon nga njëri shfletues në tjetrin. Për udhëzime të plota mund të shohësh te menuja Help në shfletuesin tënd ose të vizitosh sitin www.allaboutcookies.org.

Zgjidh një nga sitet e renditura më poshtë për të parë si përdoren cookies në atë sit.

Shih edhe Cookies dhe teknologji të ngjashme që përdoren në disa nga sitet tona.