Kalo te përmbajtja

Përdorimi i të dhënave personale—Kenia

Përdorimi i të dhënave personale—Kenia

Kur bëhet lajmëtar, një person pranon se organizata fetare mbarëbotërore e Dëshmitarëve të Jehovait («Dëshmitarët e Jehovait»)—përfshirë kongregacionin vendës të Dëshmitarëve të Jehovait, zyrën e degës vendëse, dhe organizata të ngjashme bashkëvepruese të Dëshmitarëve të Jehovait—përdor në mënyrë të ligjshme të dhënat personale sipas interesave të saj fetare të ligjshme. Lajmëtarët i japin me dëshirë kongregacionit të dhënat personale, siç tregohet në librin Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait, në mënyrë që të marrin pjesë në aktivitetet fetare që lidhen me adhurimin e tyre dhe të marrin ndihmë nga pleqtë e kongregacionit.—1 Pjetrit 5:2.

Të dhënat personale mund të përfshijnë emrin, datëlindjen, gjininë, datën e pagëzimit, informacionet e kontaktit ose informacione për gjendjen e besimit, shërbimin në fushë ose përgjegjësitë që ka në organizatën e Dëshmitarëve të Jehovait a të dhëna që jep vetë lajmëtari ndërsa përfshihet në aktivitete të tjera fetare. Të dhënat përfshijnë informacione për bindjet fetare të lajmëtarit dhe mund të përfshijnë gjithashtu të dhëna të tjera personale sensitive. Përdorimi i të dhënave personale mund të nënkuptojë mbledhjen, regjistrimin, organizimin, sistemimin dhe ruajtjen e atyre të dhënave, si edhe veprime të tjera të ngjashme.

Ligji për mbrojtjen e të dhënave në këtë shtet është:

Ligji për mbrojtjen e të dhënave nr. 24 i vitit 2019 dhe Rregullorja nën Ligj.

Sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave, Dëshmitarët e Jehovait i përdorin të dhënat personale të lajmëtarëve për qëllime fetare, si këto që renditen më poshtë:

  • për organizimin dhe administrimin e fesë së Dëshmitarëve të Jehovait

  • për pjesëmarrjen në çfarëdo mbledhje të një kongregacioni vendës të Dëshmitarëve të Jehovait dhe në çfarëdo aktiviteti ose projekti vullnetar

  • për zgjedhjen për të marrë pjesë në një mbledhje, asamble ose kongres që regjistrohet dhe transmetohet për të mësuar nga Bibla Dëshmitarët e Jehovait në të gjithë botën

  • për kryerjen e çfarëdo caktimi ose çfarëdo roli tjetër në kongregacion

  • për mbajtjen e kartelave Regjistrim i lajmëtarit të kongregacionit

  • për veprën baritore dhe kujdesin nga ata që shërbejnë si pleq në kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait (Veprat 20:28; Jakovi 5:14, 15)

  • për regjistrimin e informacioneve të kontakteve të emergjencës për t’u përdorur në rast emergjence

Të dhënat personale do të mbahen për sa kohë të nevojiten për qëllimet e përmendura më sipër ose për qëllime të tjera të ligjshme. Nëse një lajmëtar vendos të mos japë ndonjë informacion personal të nevojshëm ose kundërshton përpunimin e të dhënave personale, Dëshmitarët e Jehovait mund të mos jenë në gjendje të vlerësojnë nëse lajmëtari mund të përmbushë përgjegjësi të caktuara në kongregacion apo të marrë pjesë në veprimtari fetare të caktuara.

Dëshmitarët e Jehovait janë një organizatë ndërkombëtare. Ndaj të dhënat personale të lajmëtarëve mund të transferohen, të ruhen apo të kalojnë përmes vendeve të ndryshme nga ku ndodhen lajmëtarët. Kjo mund të përfshijë shtete ku ligjet ofrojnë shkallë të ndryshme të mbrojtjes së të dhënave, të cilat jo gjithmonë janë të barasvlershme me shtetin që i dërgon. Dëshmitarët e Jehovait marrin masat e nevojshme që të garantojnë mbrojtjen e duhur për çdo informacion që transferohet. Kjo mund të përfshijë arritjen e marrëveshjeve detyruese ligjore. Të gjithë marrësit e informacionit, që janë pjesë e organizatës fetare mbarëbotërore të Dëshmitarëve të Jehovait, i përdorin të dhënat personale të Dëshmitarëve të Jehovait sipas Politikës globale për mbrojtjen e të dhënave të Dëshmitarëve të Jehovait.

Lajmëtarët kanë të drejtat e mëposhtme në lidhje me të dhënat personale që mbahen nga Dëshmitarët e Jehovait: të drejtën të kenë akses te të dhënat; të drejtën të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave; të drejtën të kërkojnë që të ndalohet përpunimi i të dhënave; dhe të drejtën që të kundërshtojnë përpunimin e të dhënave. Nëse lajmëtarët japin miratimin që të dhënat e tyre personale të përpunohen për aktivitete të tjera, mund ta tërheqin këtë miratim në çdo kohë e të kërkojnë që të dhënat e tyre të mos përdoren për ndonjë arsye specifike në të ardhmen. Nëse një lajmëtar nuk është më dakord që të përdoren të dhënat e tij personale, ose kërkon fshirjen e këtyre të dhënave apo ndalimin e përpunimit të tyre, Dëshmitarët e Jehovait mund të vazhdojnë të përdorin disa nga të dhënat personale, për qëllime fetare të ligjshme ose për ndonjë arsye tjetër të ligjshme sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave. Lajmëtarët kanë të drejtë t’u paraqesin një ankesë autoriteteve që mbikëqyrin mbrojtjen e të dhënave në vendin ku jetojnë.

Për të mbrojtur të dhënat personale, Dëshmitarët e Jehovait kanë marrë masa të ndryshme proceduriale dhe teknike, në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave. Lajmëtarët e kuptojnë se të dhënat e tyre personale do t’i shohë vetëm një numër i kufizuar personash të autorizuar për të përmbushur qëllimet e mësipërme.

Nëse keni pyetje për punonjësin për mbrojtjen e të dhënave, mund t’i dërgoni në adresën e emailit:

InboxLGL.ke@jw.org

Lajmëtarët e kuptojnë se identiteti dhe informacionet e kontaktit për kontrolluesin e të dhënave në shtetin ku banojnë, si dhe për përfaqësuesin e tij dhe punonjësin për mbrojtjen e të dhënave, në ato vende ku ekzistojnë, mund të gjenden në faqen Kontakte për mbrojtjen e të dhënave në jw.org.

Mund të ndodhë që mënyra si i përdorim të dhënat, të ndryshojë herë pas here për shkak të ndryshimeve në veprimtaritë tona fetare, në ligj ose teknologji. Nëse lind nevoja të ndryshojmë faqen Përdorimi i të dhënave personale, do t’i postojmë ndryshimet në këtë faqe, që lajmëtarët të jenë gjithmonë në dijeni të informacionit që mbledhim dhe të mënyrës së përdorimit. Ju lutemi rishikojeni herë pas here këtë faqe për të parë nëse ka ndryshime.