Kalo te përmbajtja

Përdorimi i të dhënave personale—Hungari

Përdorimi i të dhënave personale—Hungari

Ky njoftim për mbrojtjen e të dhënave shpjegon pse dhe si i mbledhin dhe i përdorin Dëshmitarët e Jehovait të dhënat personale të lajmëtarëve, dhe përshkruan të drejtat që kanë lajmëtarët ndaj të dhënave të tyre personale. Në këtë njoftim, termat «ju» dhe «juaj» u referohen individëve që janë lajmëtarë a të papagëzuar ose të pagëzuar në një kongregacion të Dëshmitarëve të Jehovait, të dhënat personale të të cilëve përpunohen nga Dëshmitarët e Jehovait në lidhje me organizimin dhe administrimin e fesë dhe të aktiviteteve të Dëshmitarëve të Jehovait.

Dëshmitarët e Jehovait janë një organizatë ndërkombëtare. Në këtë njoftim, termat «organizatë fetare», «e jona» ose «ne» i referohen organizatës fetare të Dëshmitarëve të Jehovait ose njërës a më shumë enteve që përdorin Dëshmitarët e Jehovait. Këto ente përfshijnë kongregacionin vendës, zyrën e degës vendase dhe ente të tjera që përdorin Dëshmitarët e Jehovait. Një ent ose më shumë prej këtyre enteve shërbejnë si kontrolluesi i të dhënave për të dhënat tuaja personale, në varësi të natyrës së bashkëveprimit tuaj me ne. Kontrolluesi i të dhënave për lajmëtarët në kongregacionet e Hungarisë është The Church of Jehovah’s Witnesses in Hungary.

Siç tregohet në librin Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait, i marrim të dhënat personale direkt nga ju, nga burime që disponohen për publikun ose nga të tjerë kur ju bëheni lajmëtar, me qëllim që të merrni pjesë në aktivitete fetare që lidhen me adhurimin tuaj. Në këtë mënyrë mund të merrni ndihmë nga pleqtë e kongregacionit.—1 Pjetrit 5:2.

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me përdorimin e të dhënave tuaja personale ose nëse dëshironi të kontaktoni me punonjësin vendës për mbrojtjen e të dhënave tuaja, ju lutemi, dërgoni një email në adresën e mëposhtme:

DataProtectionOfficer.HU@jw.org.

Më poshtë do të gjeni më shumë informacione për përdorimin e të dhënave personale.

Të dhënat personale që mbledhim në lidhje me ju

Shumicën e të dhënave personale që ne mbledhim dhe i përdorim për të organizuar dhe për të administruar fenë dhe aktivitetet fetare të Dëshmitarëve të Jehovait, ju i jepni vullnetarisht. Për këtë arsye, në përgjithësi do të shihni se të dhënat që ne mbledhim dhe përdorim janë të qarta edhe për ju. Këtu përfshihen të dhënat e mëposhtme:

  • Të dhëna bazë, të tilla si emri juaj, data e lindjes dhe gjinia

  • Të dhëna kontakti, të tilla si adresa postare, adresa e emailit, numri i telefonit dhe informacionet e kontakteve të emergjencës

  • Të dhëna fetare, të tilla si data e pagëzimit, «i/e mirosur» ose «nga delet e tjera», çdo rol ose caktim që keni në kongregacionin vendës ose brenda Organizatës Fetare, aktiviteti juaj në shërbim, statusi i besimit tuaj dhe çdo datë që lidhet me këtë status, si edhe informacione të tjera të ngjashme që lidhen me marrëdhënien tuaj me Perëndinë.

Të dhënat personale që mbledhim në lidhje me ju mund të përfshijnë edhe disa kategori të veçanta të dhënash personale (kategori të veçanta të të dhënave). Kategoritë e veçanta ndër të tjera përfshijnë origjinën etnike dhe bindjet fetare.

Qëllimet dhe bazat ligjore për të cilat përdorim të dhënat personale

Politika jonë është të mbledhim vetëm të dhënat personale të nevojshme për qëllimet tona dhe t’i përpunojmë në mënyrë të ligjshme mbi baza ligjore të vlefshme.

Kur bëheni lajmëtar, ne mbledhim dhe përdorim të dhënat tuaja personale në mënyrë të ligjshme sipas interesave tona të ligjshme për të organizuar dhe administruar fenë e Dëshmitarëve të Jehovait, që të keni mundësi të merrni pjesë në aktivitetet fetare që lidhen me adhurimin tuaj dhe të merrni ndihmë nga pleqtë e kongregacionit. Kur të dhënat që përpunojmë ne zbulojnë ndonjë kategori të veçantë të dhënash personale të tilla, si bindjet tuaja fetare, ne i përpunojmë të dhënat me kujdesin e duhur dhe nuk i publikojmë pa miratimin tuaj jashtë Organizatës Fetare. Para se të përpunojmë të dhënat tuaja personale për interesat tona të ligjshme, marrim parasysh dhe llogaritim çdo ndikim që mund të ketë kjo te ju dhe te të drejtat tuaja.

Mund t’i përdorim të dhënat tuaja edhe për të zbatuar një detyrim ligjor. Në rast emergjence, mund t’i përdorim interesat tuaja jetësore ose të dikujt tjetër si bazë për të përpunuar të dhënat tuaja personale.

Në përgjithësi, nuk kemi nevojë për miratim për të përpunuar të dhënat personale, meqë mund të kemi baza të tjera ligjore për këtë. Megjithatë, e përdorim miratimin tuaj si bazë, nëse keni treguar qartë se jeni dakord që të dhënat tuaja personale të përpunohen. Ju lutemi, vini re se të dhënat e të miturve përpunohen me miratimin e prindit ose të kujdestarit ligjor.

Në tabelën e mëposhtme tregohen mënyrat si i përdorim të dhënat tuaja personale dhe bazën ligjore ku mbështetemi. Ju lutemi, për detaje të mëtejshme, kontaktoni me punonjësin vendës për mbrojtjen e të dhënave duke përdorur informacionin e kontaktit që tregohet sipër.

Qëllimi dhe/ose aktiviteti

Lloji i të dhënave

Baza ligjore për përpunimin

Ruajtja

  • Mbajtja e kartelave Regjistrim i lajmëtarit të kongregacionit (regjistrimet e kongregacionit)

  • Të dhëna bazë

  • Të dhëna fetare

  • Kategori të veçanta të dhënash personale: bindjet fetare

  • Interesa të ligjshme: për të organizuar dhe administruar fenë dhe aktivitetet fetare të Dëshmitarëve të Jehovait

  • Lajmëtarë aktivë: për këtë vit shërbimi dhe për vitin e mëparshëm të shërbimit

  • Lajmëtarë joaktivë: viti i fundit i shërbimit

  • Nuk ruhen për individët që nuk janë më Dëshmitarë të Jehovait

  • Shënim: një vit shërbimi zgjat nga shtatori në gusht

  • Pjesëmarrja në mbledhje, aktivitete vullnetare ose projekte të Dëshmitarëve të Jehovait

  • Të dhëna bazë

  • Për disa aktivitete ose projekte: Të dhëna kontakti dhe një sasi e limituar të dhënash fetare

  • Kategori të veçanta të dhënash personale: bindjet fetare

  • Interesa të ligjshme: për të organizuar dhe administruar aktivitetet fetare të Dëshmitarëve të Jehovait

  • Nuk ruhen për pjesëmarrjen në mbledhje

  • Ruhen për sa kohë është e nevojshme për pjesëmarrjen tuaj në aktivitete ose projekte vullnetare

  • Përmbushja e një caktimi ose roli në kongregacion; kjo mund të përfshijë të tregoni emrin tuaj, caktimin ose rolin me të tjerët në kongregacionin vendës, ose në disa raste të kufizuara brenda Organizatës fetare, në një tabelë informacioni ose nëpërmjet mjeteve elektronike në përputhje me mbrojtjen e të dhënave

  • Të dhëna bazë

  • Sasi e kufizuar të dhënash fetare: roli ose caktimi në kongregacionin vendës ose brenda Dëshmitarëve të Jehovait

  • Kategori të veçanta të dhënash personale: bindjet fetare

  • Interesa të ligjshme: për të organizuar dhe administruar aktivitetet fetare të Dëshmitarëve të Jehovait

  • Oraret e mbledhjeve të kongregacionit mbahen derisa të zëvendësohen nga një orar i ri

  • Kongregacioni ruan informacionin aktual për caktimet e grupit të shërbimit

  • Për sa kohë të jetë e nevojshme për qëllimet, caktimet ose rolin

  • Kujdesi që tregojnë pleqtë në kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait dhe vepra e tyre baritore

  • Të dhëna bazë

  • Të dhëna kontakti

  • Të dhëna fetare

  • Kategori të veçanta të dhënash personale: bindjet fetare

  • Interesa të ligjshme: për të organizuar dhe administruar fenë dhe aktivitetet fetare të Dëshmitarëve të Jehovait (Veprat 20:28; Jakovi 5:14, 15)

  • Letrat e prezantimit ruhen sipas politikës vendëse të ruajtjes

  • Për sa kohë të jetë e nevojshme për qëllimet

  • Përpunimi i informacioneve të kontakteve të emergjencës

  • Të dhëna bazë

  • Të dhëna kontakti

  • Interesat jetësore të lajmëtarit. Lajmëtari i ka dhënë kontaktit të tij të emergjencës, informacionet e nevojshme.

  • Për sa kohë lajmëtari qëndron në kongregacion

  • Çdo aktivitet tjetër që ne e gjykojmë të nevojshëm për të organizuar dhe administruar fenë dhe aktivitetet fetare të Dëshmitarëve të Jehovait ose siç kërkon ligji. (Në këto raste, do të njoftoheni para se të dhënat tuaja të përpunohen)

  • Të dhëna bazë

  • Të dhëna kontakti

  • Të dhëna fetare

  • Kategori të veçanta të dhënash personale: bindjet fetare

  • Interesa të ligjshme: për të organizuar dhe administruar fenë dhe aktivitetet fetare të Dëshmitarëve të Jehovait; ose

  • Detyrime ligjore; ose

  • Miratim

  • Për sa kohë të jetë e nevojshme për qëllimet, ose siç kërkon ligji

Ruajtja

Ne i mbajmë të dhënat personale vetëm për aq kohë sa të nevojiten për qëllimet e përshkruara te pjesa «Qëllimet dhe bazat ligjore për të cilat përdorim të dhënat personale», që tregohet më sipër.

Për të përcaktuar periudhën e duhur të ruajtjes për të dhënat personale, ne marrim parasysh kërkesat ligjore të zbatueshme dhe sasinë, natyrën e të dhënave personale dhe sa sensitive janë këto të dhëna; rrezikun e mundshëm të dëmtimit nga përdorimi ose zbulimi i paautorizuar i të dhënave tuaja personale; qëllimet për të cilat ne përpunojmë të dhënat tuaja personale dhe nëse mund t’i arrijmë ato qëllime përmes mjeteve të tjera.

Në nivel global, periudhat e ruajtjes mund të ndryshojnë në vende ose juridiksione të ndryshme dhe përcaktohen në përputhje me kërkesat vendëse ligjore dhe me kërkesat rregullatore të ruajtjes. Gjithashtu, të dhënat personale mund të mbahen për periudha më të gjata, nëse periudhat e zgjatura të ruajtjes kërkohen me ligj ose me rregullore dhe për të themeluar, ushtruar ose mbrojtur të drejtat tona ligjore.

Në disa rrethana, ne mund t’i anonimizojmë të dhënat tuaja personale (në mënyrë që të mos lidhen më me ju) për qëllime kërkimore ose statistikore. Në këtë rast, ne mund ta përdorim këtë informacion për një kohë të pacaktuar pa ju njoftuar përsëri.

Nëse dëshironi të dini më shumë rreth periudhave të ruajtjes që zbatojmë ne për të dhënat tuaja personale, ju lutemi kontaktoni me punonjësin vendës për mbrojtjen e të dhënave personale duke përdorur informacionin e kontaktit që tregohet më sipër.

Transferimi i të dhënave personale

Dëshmitarët e Jehovait janë një organizatë ndërkombëtare. Kjo kërkon që ne të centralizojmë disa veprime, siç janë shërbimet e teknologjisë së informacionit që u ofrohen enteve. Disa informacione do të aksesohen nga shumë ente të përdorura nga Dëshmitarët e Jehovait, kur është e nevojshme në lidhje me qëllimet e përshkruara në këtë njoftim dhe siç përshkruhet në librin Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait. Për shembull, kur zgjidhni të transferoheni në një kongregacion tjetër, edhe të dhënat tuaja personale (të dhënat bazë, të dhënat e kontaktit dhe të dhënat fetare) transferohen në kongregacionin tuaj të ri. Në disa raste, zyra(at) e degës vendëse të Dëshmitarëve të Jehovait mund të përpunojë të dhënat tuaja personale, në mënyrë që të vazhdoni të merrni pjesë plotësisht në aktivitetet fetare në kongregacionin tuaj të ri dhe në mënyrë që ne t’i mbajmë të përditësuara të dhënat e kongregacionit tonë. Kjo mund të përfshijë transferime në vende jashtë Bashkimit Evropian (BE)/ Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE) dhe në vende që nuk kanë ligje që ofrojnë mbrojtje specifike për informacionet personale.

Ne marrim masat e duhura të sigurisë dhe masat e duhura ligjore për të garantuar sigurinë dhe integritetin e të dhënave personale që transferohen brenda Organizatës Fetare. Kur mbledhim të dhënat tuaja personale brenda BE-së/ZEE-së, transferimet jashtë BE-së/ZEE-së do të jenë vetëm

  • për një marrës që ndodhet në një vend që ofron një nivel të mjaftueshëm mbrojtjeje për të dhënat tuaja personale; dhe/ose

  • sipas një marrëveshjeje që plotëson kërkesat e BE-së për transferimin e të dhënave personale te përpunuesit e të dhënave ose te kontrolluesit e të dhënave jashtë BE-së/ZEE-së, siç janë kontratat me klauzola standarde të miratuara nga Komisioni Evropian; dhe/ose

  • me miratimin tuaj.

Siguria e të dhënave

Ne mbrojmë konfidencialitetin dhe sigurinë e informacionit që marrim gjatë aktiviteteve tona. Aksesi te këto informacione është i kufizuar, dhe ka politika e procedura për të mbrojtur informacionin nga humbja, keqpërdorimi dhe publikimi i papërshtatshëm.

Ne zbatojmë masat e duhura teknike dhe organizative për të garantuar një nivel sigurie të përshtatshëm për të përballuar rrezikun e përpunimit të të dhënave, duke marrë parasysh gjendjen e teknologjisë; kostot e zbatimit; natyrën, përfshirjen, kontekstin dhe qëllimet e përpunimit; dhe rrezikun e mundshëm për t’i ndryshuar dhe dëmet që mund t’u sjellë kjo të drejtave dhe lirive të personave fizikë. Këto masa përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në sa vijon:

  • kontrollin e aksesit, konfidencialitetin dhe integritetin;

  • sigurinë e komunikimeve dhe të veprimeve;

  • pseudonimizimin, anonimizimin dhe kriptimin e të dhënave personale;

  • vlerësimin dhe llogaritjen e efektivitetit të masave teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë e përpunimit.

Ne sigurohemi që ata që kanë akses të përhershëm ose të rregullt në të dhënat personale ose që janë të përfshirë në përpunimin e të dhënave personale, të trajnohen dhe të informohen për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre.

Publikimi i të dhënave personale

Ne mund t’ia kalojmë dikujt tjetër të dhënat tuaja personale në rrethanat e mëposhtme:

  • nëse kjo është e përshtatshme për qëllimet që përshkruhen në «Qëllimet dhe bazat ligjore për të cilat përdorim të dhënat personale», edhe brenda Organizatës Fetare;

  • nëse kërkohet nga ligji në fuqi;

  • nëse besojmë se ky publikim është i përshtatshëm për të mbrojtur të drejtat, pronën ose sigurinë tonë;

  • nëse është e nevojshme për të përmbushur një procedurë gjyqësore, një urdhër gjykate ose detyrime të tjera ligjore, ose një rregullator a hetim qeveritar; ose

  • nëse kemi miratimin tuaj.

Pala e tretë e marrësve të të dhënave personale përfshin sa vijon:

  • Organet rregullatore

  • Gjykatat, policia dhe organet ligjzbatuese

  • Institucione shërbimi ose ndihme

Të drejtat tuaja ligjore në lidhje me të dhënat personale

Mund të keni disa të drejta sipas ligjit në vendin tuaj në lidhje me të dhënat personale që mbajmë në lidhje me ju. Këto mund të përfshijnë të drejtat e mëposhtme:

  • E drejta për t’u informuar se si përdoren të dhënat tuaja personale. Ju keni të drejtë të informoheni se si do t’i përdorim dhe kalojmë të dhënat tuaja personale.

  • E drejta për të hyrë në të dhënat personale. Ju keni të drejtë të merrni konfirmim nëse ne po përpunojmë të dhënat tuaja personale dhe të drejtën për të hyrë në të dhënat tuaja personale.

  • E drejta për të korrigjuar të dhënat personale të pasakta. Ju keni të drejtë të korrigjoni çdo të dhënë personale të pasaktë ose të paplotë, për shembull, nëse ndryshoni informacionin e kontaktit.

  • E drejta për të fshirë të dhënat personale në rrethana të caktuara. Kjo njihet edhe si «e drejta për t’u harruar». Kjo nuk është një e drejtë absolute që kërkon fshirjen e të gjitha të dhënave personale. Ne do të vlerësojmë çdo kërkesë me kujdes, në përputhje me ligjet në fuqi.

  • E drejta për të tërhequr miratimin. Nëse ne përpunojmë të dhënat personale bazuar në miratim, ju keni të drejtë të tërhiqni miratimin në çdo kohë. Në përgjithësi, ne nuk i përpunojmë të dhënat personale bazuar në miratim, pasi zakonisht mbështetemi në baza të tjera ligjore.

  • E drejta për të kufizuar përpunimin e të dhënave personale në rrethana të caktuara. Kjo e drejtë lind nëse ju kundërshtoni saktësinë e të dhënave personale, nëse keni ngritur një kundërshtim për përpunimin, nëse përpunimi i të dhënave personale është i paligjshëm dhe ju kundërshtoni fshirjen dhe kërkoni kufizim, ose nëse të dhënat personale nuk kërkohen më nga ne, por ju kërkoni që të dhënat personale të ruhen për të krijuar, ushtruar ose mbrojtur një pretendim ligjor.

  • E drejta për transportueshmëri të të dhënave. E drejta për transportueshmëri të të dhënave zbatohet vetëm nëse përpunimi bazohet në miratimin tuaj ose nëse të dhënat personale duhet të përpunohen për zbatimin e një kontrate, dhe përpunimi kryhet me mjete të automatizuara.

  • E drejta për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave personale në rrethana të caktuara. Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin tonë nëse ne po përpunojmë të dhënat tuaja personale bazuar në interesa legjitime.

Mund të ushtroni ndonjë nga të drejtat tuaja duke kontaktuar punonjësin për mbrojtjen e të dhënave duke përdorur informacionin e kontaktit që tregohet më sipër.

Mund të na duhet të kërkojmë informacion specifik nga ju për të konfirmuar identitetin tuaj dhe për të siguruar të drejtën tuaj për të hyrë në të dhënat tuaja personale (ose për të ushtruar ndonjë nga të drejtat tuaja të tjera). Kjo është një masë sigurie për të garantuar që të dhënat personale të mos i zbulohen asnjë personi që nuk ka të drejtë t’i marrë ato. Ne gjithashtu mund t’ju kontaktojmë për t’ju kërkuar informacione të mëtejshme në lidhje me kërkesën tuaj për të shpejtuar përgjigjen tonë.

Nëse jeni të shqetësuar për një shkelje të supozuar të ligjit për mbrojtjen e të dhënave ose rregulloreve të tjera nga Dëshmitarët e Jehovait, mund të kontaktoni punonjësin vendës për mbrojtjen e të dhënave duke përdorur informacionin e kontaktit të mësipërm. Punonjësi vendës për mbrojtjen e të dhënave do të shqyrtojë kërkesën tuaj dhe do t’ju informojë se si do të trajtohet. Gjithashtu keni të drejtë të ankoheni tek autoriteti i mbrojtjes së të dhënave përgjegjës për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e të dhënave në vendin ku banoni, ose në vendin ku ka ndodhur shkelja e supozuar, ose t’ia referoni çështjen një gjykate të juridiksionit kompetent.

Ndryshime në këtë njoftim

Praktikat e të dhënave të Dëshmitarëve të Jehovait mund të ndryshojnë herë pas here për shkak të ndryshimeve në veprimtaritë tona fetare, në ligj ose teknologji. Nëse lind nevoja të ndryshojmë faqen Përdorimi i të dhënave personale, do t’i postojmë ndryshimet në këtë faqe, që lajmëtarët të jenë gjithmonë në dijeni të informacionit që mbledhim dhe të mënyrës së përdorimit. Ju lutemi, rishikojeni herë pas here këtë faqe për të parë nëse ka ndryshime.

a Lajmëtarë quhen ata individë që predikojnë lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë bashkë me një kongregacion të Dëshmitarëve të Jehovait.