Kalo te përmbajtja

Përdorimi i të dhënave personale—Gjermani

Përdorimi i të dhënave personale—Gjermani

Kur bëhet lajmëtar, një person pranon se organizata fetare mbarëbotërore e Dëshmitarëve të Jehovait—përfshirë kongregacionin vendës të Dëshmitarëve të Jehovait, zyrën e degës vendëse dhe organizata të ngjashme bashkëvepruese të Dëshmitarëve të Jehovait—përdor në mënyrë të ligjshme të dhënat personale sipas interesave të saj fetare të ligjshme. Lajmëtarët i japin me dëshirë kongregacionit të dhënat personale, siç tregohet në librin Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait, në mënyrë që të marrin pjesë në aktivitetet fetare që lidhen me adhurimin e tyre dhe të marrin ndihmë nga pleqtë e kongregacionit.—1 Pjetrit 5:2.

Lajmëtarët mund t’u japin Dëshmitarëve të Jehovait të dhëna personale shtesë ndërsa përfshihen në aktivitete të tjera fetare. Të dhënat personale mund të përfshijnë emrin, datëlindjen, gjininë, datën e pagëzimit, informacionet e kontaktit ose informacione për gjendjen e besimit, shërbimin në fushë ose përgjegjësitë që ka në organizatën e Dëshmitarëve të Jehovait. Të dhënat përfshijnë informacione për bindjet fetare të lajmëtarit dhe mund të përfshijnë gjithashtu të dhëna të tjera personale sensitive. Përdorimi i të dhënave personale mund të nënkuptojë mbledhjen, regjistrimin, organizimin, sistemimin dhe ruajtjen e atyre të dhënave, si edhe veprime të tjera të ngjashme.

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale në këtë shtet është:

Ligji për mbrojtjen e të dhënave (DSGJZ).

Sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave, lajmëtarët janë dakord që të dhënat e tyre personale të përdoren për qëllime fetare nga Dëshmitarët e Jehovait, siç tregohet më poshtë:

  • për pjesëmarrjen në çfarëdo mbledhje të një kongregacioni vendës të Dëshmitarëve të Jehovait dhe në çfarëdo aktiviteti ose projekti vullnetar;

  • për zgjedhjen për të marrë pjesë në një mbledhje, asamble ose kongres që regjistrohet dhe transmetohet për të mësuar nga Bibla Dëshmitarët e Jehovait në të gjithë botën;

  • për kryerjen e çfarëdo caktimi ose çfarëdo roli tjetër në kongregacion, ku përfshihet vendosja e emrit të lajmëtarit dhe e caktimit në tabelën e informacionit në një Sallë Mbretërie të Dëshmitarëve të Jehovait;

  • për mbajtjen e kartelave Regjistrim i lajmëtarit të kongregacionit;

  • për veprën baritore dhe kujdesin nga ata që shërbejnë si pleq në kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait (Veprat 20:28; Jakovi 5:14, 15);

  • për regjistrimin e informacioneve të kontakteve të emergjencës për t’u përdorur në rast emergjence.

Të dhënat personale do të mbahen për një periudhë kohe të pacaktuar për sa kohë nevojiten për qëllimet e përmendura më sipër ose për qëllime të tjera të ligjshme. Nëse një lajmëtar zgjedh të mos firmosë formularin Njoftim dhe miratim për përdorimin e të dhënave personale, Dëshmitarët e Jehovait mund të mos jenë në gjendje të vlerësojnë nëse lajmëtari mund të përmbushë përgjegjësi të caktuara në kongregacion apo të marrë pjesë në veprimtari fetare të caktuara.

Kur është e nevojshme dhe e përshtatshme, të dhënat personale mund t’i dërgohen cilësdo organizate që bashkëpunon me Dëshmitarët e Jehovait. Lajmëtarët e kuptojnë se disa nga organizatat që bashkëpunojnë me Dëshmitarët e Jehovait mund të ndodhen në shtete ku ligjet ofrojnë shkallë të ndryshme të mbrojtjes së të dhënave, të cilat jo gjithmonë janë të barasvlershme me shtetin që i dërgon. Sidoqoftë, lajmëtarët e kuptojnë se çdo marrës i të dhënave të tyre personale, siç mund të jenë organizatat që bashkëpunojnë me selinë botërore të Dëshmitarëve të Jehovait në Shtetet e Bashkuara, do t’i përdorë të dhënat vetëm sipas Politikës globale për mbrojtjen e të dhënave të Dëshmitarëve të Jehovait.

Lajmëtarët kanë të drejtën të kenë akses, të kërkojnë fshirjen ose të ndalojnë përpunimin dhe të korrigjojnë çdo pasaktësi të të dhënave personale që mbahen nga Dëshmitarët e Jehovait. Lajmëtarët mund ta tërheqin miratimin e tyre në çdo kohë e të kërkojnë që të dhënat e tyre të mos përdoren për ndonjë arsye specifike në të ardhmen. Nëse një lajmëtar nuk është më dakord që të përdoren të dhënat e tij personale, Dëshmitarët e Jehovait kanë të drejtë të vazhdojnë të përdorin disa nga të dhënat e tij personale edhe pa pasur miratimin e tij, bazuar në qëllime fetare të ligjshme për mbajtjen dhe për administrimin e informacionit të anëtarësisë së Dëshmitarëve të Jehovait në mbarë botën ose për ndonjë arsye tjetër të ligjshme sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave. Lajmëtarët kanë të drejtë t’u paraqesin një ankesë autoriteteve që mbikëqyrin mbrojtjen e të dhënave në vendin ku jetojnë.

Për të mbrojtur të dhënat personale, Dëshmitarët e Jehovait kanë marrë masa të ndryshme proceduriale dhe teknike, në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave. Lajmëtarët e kuptojnë se të dhënat e tyre personale do të shihen vetëm nga një numër i kufizuar personash të autorizuar për të përmbushur qëllimet e mësipërme.

Nëse keni pyetje për punonjësin për mbrojtjen e të dhënave mund t’i dërgoni në adresën e email-it:

DataProtectionOfficer.DE@jw.org.

Lajmëtarët e kuptojnë se identiteti dhe informacionet e kontaktit për kontrolluesin e të dhënave në shtetin ku banojnë, si dhe për përfaqësuesin e tij dhe punonjësin për mbrojtjen e të dhënave, në ato vende ku ekzistojnë, mund të gjenden në faqen Kontakte për mbrojtjen e të dhënave në jw.org.

Mund të ndodhë që mënyra si i përdorim të dhënat, të ndryshojë herë pas here për shkak të ndryshimeve në veprimtaritë tona fetare, në ligj ose teknologji. Nëse lind nevoja të ndryshojmë faqen Përdorimi i të dhënave personale, do t’i postojmë ndryshimet në këtë faqe, që lajmëtarët të jenë gjithmonë në dijeni të informacionit që mbledhim dhe të mënyrës së përdorimit. Ju lutemi rishikojeni herë pas here këtë faqe për të parë nëse ka ndryshime.