Kalo te përmbajtja

A ËSHTË PROJEKTUAR?

Ngjitësi i pashqitshëm i një krustaci të vockël

Ngjitësi i pashqitshëm i një krustaci të vockël

 Prej kohësh zoologët kanë dalluar aftësinë e një lloj krustaci (Sessilia) për t’u kapur fort pas shkëmbinjve, skelave dhe anijeve. Për ngjitësin e tij thuhet se është ku e ku më i fortë se çdo ngjitës tjetër i bërë nga dora e njeriut. Por, deri kohët e fundit ishte mister se si ky krustac ngjitej në sipërfaqe të lagura.

 Shqyrto faktet: Studimet tregojnë se, kur është larvë, ekzaminon sipërfaqe të ndryshme para se të piketojë një vend të përshtatshëm ankorimi. Kur piketon vendin, me sa duket, larva sekreton dy substanca. E para është një lëng vajor, i cili largon ujin nga sipërfaqja dhe e përgatit për substancën e dytë. Kjo e fundit përbëhet nga proteina të quajtura fosfoproteina.

 Të dyja substancat krijojnë një adeziv aq të fortë, saqë as bakteret s’e shkatërrojnë dot. Fortësia e tij është jashtë mase e rëndësishme, sepse këto krustace do të kalojnë gjithë jetën të ankoruara aty.

Krustaci (Sessilia); fotoja e vogël tregon fijet ngjitëse të tij

 Procesi i prodhimit të këtij ngjitësi është shumë më kompleks seç mendohej më parë. Një pjesëtar i skuadrës që zbuloi këtë proces, tha: «Është një zgjidhje brilante natyrore për të ngjitur diçka në sipërfaqe të lagura.» Kërkimet mund t’i ndihmojnë studiuesit të krijojnë ngjitës që të përdoren nën ujë si edhe bioadezivë sintetikë që të përdoren në elektronikë dhe në mjekësi.

 Si mendon? A erdhi me evolucion ngjitësi i këtij lloj krustaci? Apo është projektuar?