Kalo te përmbajtja

Për çfarë mund të lutem?

Për çfarë mund të lutem?

Përgjigjja e Biblës

 Mund të lutesh për çdo gjë që është në harmoni me kërkesat e Perëndisë që gjenden në Bibël. «Çfarëdo që të kërkojmë sipas vullnetit të [Perëndisë], ai na dëgjon.» (1 Gjonit 5:14) A mund të përmendësh shqetësimet personale? Po. Bibla thotë: «[Perëndisë] zbrazja zemrën!».​—Psalmi 62:8.

Shembuj se për çfarë të lutesh

  •   Besim te Perëndia.​—Luka 17:5.

  •   Frymë të shenjtë, ose forcën vepruese të Perëndisë, që të të ndihmojë të bësh atë që është e drejtë.​—Luka 11:13.

  •   Forcë që të përballosh vështirësitë dhe t’u rezistosh tundimeve.​—Filipianëve 4:13.

  •   Paqe të brendshme ose qetësi.​—Filipianëve 4:​6, 7.

  •   Mençuri që të marrësh vendime të mira.​—Jakovi 1:5.

  •   Ndihmë për nevojat e përditshme.​—Mateu 6:11.

  •   Faljen e mëkateve.​—Mateu 6:12.