Kalo te përmbajtja

A mund ta dimë kush e shkroi Biblën?

A mund ta dimë kush e shkroi Biblën?

Përgjigjja e Biblës

 Shumë njerëzve u kanë thënë se nuk jemi të sigurt kush e ka shkruar Biblën. Por shpesh Bibla e thotë qartë kush e shkroi përmbajtjen e saj. Disa pjesë fillojnë me shprehje të tilla, si: «fjalët e Nehemisë», «vegimi që pa Isaia», «fjala e Jehovait që iu drejtua Joelit».—Nehemia 1:1; Isaia 1:1; Joeli 1:1.

 Shumë shkrimtarë të Biblës e pranuan se shkruan në emër të Jehovait, të vetmit Perëndi të vërtetë, dhe se u drejtuan nga ai. Profetët që shkruan Shkrimet Hebraike shpallën më tepër se 300 herë: «Kështu thotë Jehovai.» (Amosi 1:3; Mikea 2:3; Naumi 1:12) Shkrimtarë të tjerë e morën mesazhin e Perëndisë nga engjëjt.—Zakaria 1:7, 9.

 Bibla u shkrua nga rreth 40 burra për 1.600 vjet. Disa burra shkruan më tepër se një libër të Biblës. Në fakt, Bibla është një bibliotekë në miniaturë me 66 libra. Ajo përmban 39 librat e Shkrimeve Hebraike, që shumë veta i quajnë Dhiata e Vjetër, dhe 27 librat e Shkrimeve të Krishtere Greke, që shpesh quhen Dhiata e Re.