Kalo te përmbajtja

Çfarë thotë Bibla për bashkëjetesën pa qenë të martuar?

Çfarë thotë Bibla për bashkëjetesën pa qenë të martuar?

Përgjigjja e Biblës

 Bibla thotë se vullneti i Perëndisë është që njerëzit ‘të rrinë larg imoralitetit seksual’. (1 Selanikasve 4:3) Shprehja ‘imoralitet seksual’ që përdoret në Bibël, përfshin kurorëshkeljen, aktet homoseksuale dhe seksin mes një burri e një gruaje që nuk janë të martuar.

 Pse ka rëndësi për Perëndinë nëse një çift është i martuar apo jo?

  •   Martesën e themeloi Perëndia. Këtë e bëri kur lidhi në martesë dy njerëzit e parë. (Zanafilla 2:22-24) Ai nuk kishte për qëllim që burri e gruaja të jetonin së bashku pa marrë përsipër angazhimin e martesës.

  •   Perëndia e di çfarë është më e mira për njerëzit. Ai e krijoi martesën si një lidhje të përhershme mes një burri e një gruaje që do t’u sillte dobi gjithë pjesëtarëve të familjes dhe do t’i mbronte. Mendo për këtë ilustrim të thjeshtë: për të montuar siç duhet një mobilie, na duhen udhëzimet e prodhuesit. Po njësoj, për të pasur një familje të suksesshme, na duhen udhëzimet e Perëndisë. Normat e Tij dalin gjithmonë për të mirën e atyre që i zbatojnë.—Isaia 48:17, 18.

    Udhëzimet e prodhuesit të tregojnë si të montosh një mobilie. Ndërsa udhëzimet e Perëndisë të tregojnë si të kesh një familje të suksesshme

  •   Seksi jashtë martese mund të ketë pasoja të rënda. Për shembull, mund të sjellë shtatzëni të padëshiruara, sëmundje të transmetuara seksualisht dhe plagë emocionale.

  •   Perëndia u dha burrave e grave aftësinë që me anë të seksit të lindin fëmijë. Ai e konsideron jetën të shenjtë, dhe aftësia për të lindur fëmijë është një dhuratë e çmuar. Ndaj Zoti dëshiron që ta vlerësosh këtë dhuratë duke e nderuar martesën.—Hebrenjve 13:4.

 A duhet të bashkëjetojnë një burrë e një grua që të kuptojnë nëse përshtaten?

 Sekreti për një martesë të suksesshme nuk është një «periudhë prove» paraprake, nga e cila partnerët mund të heqin dorë pa e vrarë mendjen. Përkundrazi, marrëdhënia mes çiftit lulëzon kur të dy janë të përkushtuar me gjithë shpirt dhe punojnë së bashku për të kapërcyer problemet. a Martesa e forcon ndjenjën e përkushtimit.—Mateu 19:6.

 Si mund të kenë çiftet një martesë të fortë?

 Nuk ka martesa të përsosura. Sidoqoftë, çiftet mund të kenë një martesë të suksesshme po të zbatojnë këshillat e Biblës. Ja disa prej tyre:

a Shih artikullin «1—Përkushtimi», te revista Zgjohuni! nr. 2, 2018.