Kalo te përmbajtja

Çfarë thotë Bibla për dhurimin?

Çfarë thotë Bibla për dhurimin?

Përgjigjja e Biblës

 Bibla na nxit të japim vullnetarisht dhe me motivin e duhur. Ajo tregon se kjo dhënie i sjell dobi si atij që merr, edhe atij që jep. (Proverbat 11:25; Luka 6:38) Jezui tha: «Ka më shumë lumturi të japësh, se të marrësh.»—Veprat 20:35.

 Kur merr vlerë dhurimi?

 Dhurimi merr vlerë kur bëhet vullnetarisht. Bibla thotë: «Secili le të bëjë ashtu si ka vendosur në zemër, jo me pahir a me detyrim, sepse Perëndia do një dhënës të gëzuar.»​—2 Korintasve 9:7.

 Dhurimi i bërë me sinqeritet është tipar i ‘adhurimit’ që miraton Perëndia. (Jakovi 1:27) Kur dikush i ndihmon bujarisht nevojtarët, bashkëpunon ngushtësisht me Perëndinë, i cili e sheh këtë bujari si një hua dhënë atij. (Proverbat 19:17) Bibla thotë se vetë Perëndia do ta shpërblejë dhënësin.​—Luka 14:12-14.

 Kur e humbet vlerën dhurimi?

 Nëse bëhet me motive egoiste. Për shembull:

 Nëse mbështet gjëra që Perëndia i dënon. Për shembull, do të ishte e gabuar t’i jepje dikujt pará për të luajtur bixhoz ose për të abuzuar me drogën ose alkoolin. (1 Korintasve 6:9, 10; 2 Korintasve 7:1) Po ashtu, nuk është e përshtatshme t’i japësh dikujt që refuzon të punojë, por është në gjendje të mbajë veten ekonomikisht.—2 Selanikasve 3:10.

 Nëse pengon përmbushjen e përgjegjësive të ngarkuara nga Perëndia. Bibla mëson se kryefamiljari duhet të plotësojë nevojat e familjes. (1 Timoteut 5:8) Nuk është e drejtë që ai t’u japë kaq shumë të tjerëve, sa familja e tij të vuajë. Në mënyrë të ngjashme, Jezui dënoi ata që refuzonin të siguronin për prindërit e moshuar me pretekstin se të gjitha zotërimet e tyre ishin «dhuratë kushtuar Perëndisë».—Marku 7:9-13.