Kalo te përmbajtja

Përmbledhje e Biblës

Përmbledhje e Biblës

Bibla është libri më i përhapur në mbarë historinë dhe shumë njerëz e vlerësojnë jashtë mase. Por, mbase pyet veten: «Për çfarë flet ky libër kaq i njohur?’

Broshura Bibla: Cili është mesazhi i saj? bën një përmbledhje të Biblës, që mund të të ndihmojë të kuptosh temën që përshkon këtë libër. Kjo broshurë bën një përmbledhje të shkurtër të Biblës, që nga tregimi i krijimit në librin e Zanafillës e deri te shpresa për të ardhmen që përshkruhet në librin e Zbulesës. Broshura përmban një tabelë kronologjike, që tregon se kur ndodhën disa ngjarje të rëndësishme. Gjithashtu përmban figura të bukura dhe pyetje që të vënë në mendime, mbi të cilat mund të zhvillohen biseda të ndryshme.

Lexoje online broshurën Bibla: Cili është mesazhi i saj?