Kalo te përmbajtja

Eritre

 

Dëshmitarët e Jehovait në Eritre

  • Dëshmitarë të burgosur për shkak të besimit​—39

2018-05-02

ERITRE

Dy Dëshmitarë të moshuar humbin jetën në një burg të Eritresë

Në fillim të 2018-s në burgun Mai-Serua vdiqën Habtemikael Tesfamariami dhe Habtemikael Mekoneni. Të dy ishin burgosur padrejtësisht për shkak të besimit e për gati një dekadë vuajtën në kushte çnjerëzore burgimi dhe u keqtrajtuan.

2016-10-28

ERITRE

Ndërkombëtarët i kushtojnë vëmendje si kurrë më parë përndjekjes së Dëshmitarëve të Jehovait në Eritre

Komisioni Hetimor i të Drejtave të Njeriut në Eritre (COIE) shprehet se «përndjekja për arsye fetare dhe etnike» përbën «krim kundër njerëzimit».

2015-11-19

ERITRE

Komisioni i OKB-së raporton për shkeljet e të drejtave të njeriut në Eritre

Në fund të tetorit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të dëgjojë një raport për abuzimet e të drejtave të njeriut në Eritre, ku përfshihet përndjekja e egër ndaj Dëshmitarëve të Jehovait.

2014-10-08

ERITRE

Njëzet vjet të burgosur në Eritre—Edhe për sa kohë?

Tre Dëshmitarë mbahen të burgosur prej 20 vjetësh pa u akuzuar zyrtarisht. Dhjetëra janë në burg. A do t’i japë ndonjëherë fund Eritreja përndjekjes fetare?