Kalo te përmbajtja

Pse Dëshmitarët e Jehovait u predikojnë atyre që më parë kanë thënë «s’më intereson»?

Pse Dëshmitarët e Jehovait u predikojnë atyre që më parë kanë thënë «s’më intereson»?

 Të nxitur nga dashuria për Zotin dhe për të afërmin, Dëshmitarët e Jehovait duan që mesazhin nga Bibla t’ua japin të gjithëve, edhe atyre që më parë kanë thënë «s’më intereson». (Mateu 22:37-​39) Dashuria për Perëndinë na shtyn t’i bindemi urdhrit të Birit të tij ‘për të dhënë dëshmi të plotë’. (Veprat 10:42; 1 Gjonit 5:3) Prandaj shkojmë te njerëzit më shumë se një herë që t’u japim mesazhin e Perëndisë, njësoj si profetët e Zotit në kohët e lashta. (Jeremia 25:4) Meqë i duam të tjerët, bëjmë çmos t’u japim të gjithëve ‘lajmin e mirë [jetëshpëtues] për mbretërinë’, edhe atyre që në fillim nuk u interesonte.​—Mateu 24:14.

 Shpesh, kur kthehemi në shtëpitë që më parë nuk kishte interes, gjejmë njerëz që u intereson. Ja tri arsye:

  •   Njerëzit ndryshojnë vendbanim.

  •   Të tjerë nga familja shfaqin interes për mesazhin tonë.

  •   Njerëzit ndryshojnë. Për shkak të ngjarjeve botërore ose të rrethanave personale, disa bëhen më «të vetëdijshëm se kanë nevojë të mësojnë për Perëndinë» dhe tregojnë interes për mesazhin e Biblës. (Mateu 5:3) Edhe ata që janë kundërshtarë mund të ndryshojnë rrënjësisht, si apostulli Pavël.​—1 Timoteut 1:​13.

 Gjithsesi, nuk detyrojmë askënd të pranojë mesazhin tonë. (1 Pjetrit 3:​15) Besojmë se çdokush duhet të vendosë vetë kur bëhet fjalë për besimin.​—Ligji i përtërirë 30:19, 20.