Kalo te përmbajtja

Sa Dëshmitarë të Jehovait ka në të gjithë botën?

Sa Dëshmitarë të Jehovait ka në të gjithë botën?

Raporti për 2023

Numri i Dëshmitarëve të Jehovait në mbarë botën

8.816.562

Kongregacione

118.177

Numri i vendeve ku predikojnë Dëshmitarët e Jehovait

239

Totalet 2023

Raport nga vendi dhe territori 2023

Si e llogaritni numrin e Dëshmitarëve të Jehovait?

 Llogaritim si Dëshmitarë të Jehovait vetëm ata që predikojnë çdo muaj lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë. (Mateu 24:14) Këtu përfshihen si ata që janë pagëzuar si Dëshmitarë, ashtu edhe ata nuk janë pagëzuar ende, por që kualifikohen për të predikuar.

A duhen dhuruar pará që të bëhesh Dëshmitar?

 Jo. Kontributet nuk ndikojnë fare që dikush të bëhet Dëshmitar ose të marrë ndonjë privilegj a caktim të veçantë në organizatën tonë. (Veprat 8:​18-​20) Në fakt, shumica kontribuojnë pa treguar se cilët janë. Çdo Dëshmitar jep nga koha, energjitë dhe të ardhurat e tij për veprën mbarëbotërore, sipas dëshirës dhe rrethanave.​—2 Korintasve 9:7.

Si e dini numrin e atyre që predikojnë çdo muaj?

 Çdo muaj Dëshmitarët raportojnë aktivitetin e tyre të predikimit në kongregacionin ku bëjnë pjesë. Ky raport jepet vullnetarisht.

 Pastaj përpilohet një raport total që i dërgohet zyrës së degës vendëse. Totalin për secilin vend ose territor, dega e dërgon në selinë tonë botërore.

 Në përfundim të çdo viti shërbimi a përcaktohet maksimumi i Dëshmitarëve për çdo vend. Këto shifra mblidhen për të llogaritur numrin e Dëshmitarëve në të gjithë botën. Raportet e hollësishme për çdo vend publikohen në pjesën Përreth botës në sitin tonë. Këto raporte janë inkurajuese për ne, ashtu siç ishin edhe për të krishterët e hershëm.​—Veprat 2:​41; 4:4; 15:3.

A i llogaritni si Dëshmitarë ata që shoqërohen me organizatën tuaj, por që nuk predikojnë?

 Edhe pse nuk i përfshijmë në numrin e Dëshmitarëve, i mirëpresim në kongregacionet tona. Shumë prej tyre marrin pjesë çdo vit në Përkujtimin e vdekjes së Krishtit. Prandaj, numri i tyre llogaritet me përafërsi nga diferenca midis pjesëmarrësve në këtë mbledhje dhe numrit të Dëshmitarëve. Numri i pjesëmarrësve në Përkujtimin e vitit 2023 ishte 20.461.767.

 Mjaft prej atyre që nuk ndjekin mbledhjet tona, nxjerrin dobi nga programi ynë falas për studimin e Biblës. Gjatë 2023-shit drejtuam çdo muaj një mesatare prej 7.281.212 studimesh të Biblës. Në disa prej këtyre studimeve morën pjesë disa veta në të njëjtën kohë.

Pse shifrat shtetërore për numrin e Dëshmitarëve janë më të larta se shifrat tuaja?

 Institucionet statistikore qeveritare shpesh i llogaritin shifrat duke i pyetur njerëzit se cilit grup fetar i përkasin. Për shembull, Zyra Amerikane e Regjistrimit pohon se sondazhet e tyre «synojnë të përcaktojnë nëse të anketuarit e konsiderojnë veten përkrahës të ndonjë komuniteti fetar». Ajo shton se shifrat përfundimtare janë «subjektive, jo objektive». Ndërsa ne numërojmë si Dëshmitarë të Jehovait vetëm ata që predikojnë dhe e raportojnë këtë aktivitet, jo ata që vetëm sa e identifikojnë veten si Dëshmitarë.

a Një vit shërbimi llogaritet nga 1 shtatori deri më 31 gusht të vitit tjetër kalendarik. Për shembull, viti i shërbimit 2015 u llogarit nga 1 shtatori 2014 deri më 31 gusht 2015.