Kalo te përmbajtja

Pse Dëshmitarët e Jehovait nuk reagojnë ndaj çdo akuze kundër tyre?

Pse Dëshmitarët e Jehovait nuk reagojnë ndaj çdo akuze kundër tyre?

 Dëshmitarët e Jehovait ndjekin këshillën e Biblës dhe nuk reagojnë ndaj çdo akuze ose talljeje. Për shembull, një proverb biblik thotë: «Ai që e ndreq tallësin, merr mbi vete çnderim.» (Proverbat 9:7, 8; 26:4) Në vend që të lejojmë që nga meraku i pavend për akuzat e rreme të përfshihemi në debate të flakta, shqetësimi ynë kryesor është t’i pëlqejmë Perëndisë.​—Psalmi 119:69.

 Sigurisht, ka «një kohë për të heshtur dhe një kohë për të folur». (Eklisiastiu 3:7) Ne u përgjigjemi njerëzve të sinqertë që janë të interesuar të dinë të vërtetën, por nuk përfshihemi në polemika që nuk ia vlejnë. Kështu ndjekim mësimet dhe shembullin e Jezuit dhe të të krishterëve të hershëm.

  •   Jezui nuk dha asnjë përgjigje kur e akuzuan padrejtësisht para Pilatit. (Mateu 27:11-14; 1 Pjetrit 2:21-23) Po njësoj, nuk u përgjigj kur e akuzuan se ishte pijanec dhe grykës. Përkundrazi, ai la veprimet që të flitnin, në harmoni me parimin: «Mençuria del e drejtë me anë të veprave të veta.» (Mateu 11:19) Gjithsesi, kur ishte e nevojshme, iu përgjigj me guxim atyre që shpifën për të.​—Mateu 15:​1-3; Marku 3:22-30.

     Jezui u tha dishepujve të tij të mos shkurajoheshin nga akuzat e rreme. Ai tha: «Lum ju, kur njerëzit ju poshtërojnë e ju përndjekin dhe duke gënjyer thonë çdo lloj gjëje të ligë kundër jush për shkakun tim!» (Mateu 5:11, 12) E megjithatë, Jezui tha edhe se, kur akuza të tilla t’u krijonin mundësi dishepujve të jepnin dëshmi, ai do të përmbushte këtë premtim: «Unë do t’ju jap gojë dhe mençuri, aq sa gjithë kundërshtarët tuaj së bashku nuk do të jenë në gjendje të kundërvihen ose të kundërpërgjigjen.»​—Luka 21:12-15.

  •   Apostulli Pavël i këshilloi të krishterët të shmangnin debatet boshe me kundërshtarët, duke i përshkruar këto diskutime si «të padobishme e të kota».​—Titit 3:9; Romakëve 16:17, 18.

  •   Apostulli Pjetër i nxiti të krishterët që, kur të ishte e mundur, ta mbronin besimin. (1 Pjetrit 3:​15) Ama e kuptoi se kjo bëhet më mirë me vepra, se me fjalë. Ai shkroi: «Duke bërë të mirën, t’ia mbyllni gojën si me gojëz të folurit me injorancë të njerëzve të paarsyeshëm.»​—1 Pjetrit 2:​12-​15.