Kalo te përmbajtja

A ndalojnë Dëshmitarët e Jehovait filma, libra ose këngë të caktuara?

A ndalojnë Dëshmitarët e Jehovait filma, libra ose këngë të caktuara?

 Jo. Organizata jonë nuk shqyrton filma, libra ose këngë që të nxjerrë rregulla se çfarë duhet të shmangin Dëshmitarët. Pse jo?

  Bibla e nxit secilin prej nesh të stërvitë «aftësitë perceptuese» që të dallojë të drejtën dhe të gabuarën.​—Hebrenjve 5:14.

  Shkrimet vendosin parime bazë mbi të cilat një i krishterë mund të arsyetojë kur përzgjedh zbavitjen. a Ashtu si në çdo fushë të jetës, synimi ynë është ‘të vazhdojmë të sigurohemi se çfarë është e pranueshme para Zotërisë’.​—Efesianëve 5:10.

  Bibla mëson se kreu i familjes ka njëfarë autoriteti, prandaj ai mund të vendosë që të mos i lejojë familjarët të zgjedhin disa lloj zbavitjesh. (1 Korintasve 11:3; Efesianëve 6:​1-4) Por jashtë familjes, askush nuk është i autorizuar të ndalojë filma, këngë ose artistë të caktuar si të papranueshëm për Dëshmitarët.​—Galatasve 6:5.

a Për shembull, Bibla dënon çdo gjë që nxit spiritizmin, imoralitetin seksual ose dhunën.​—Ligji i përtërirë 18:​10-13; Efesianëve 5:3; Kolosianëve 3:8.