Kalo te përmbajtja

Ndaluan për të ndihmuar

Ndaluan për të ndihmuar

 Në një ditë të ftohtë dhe të stuhishme dimri në Albertë, Kanada, ndërsa Bobi ngiste furgonin e tij me një shpejtësi prej 100 km/​h, papritur iu shpua një nga gomat e pasme të furgonit. Fillimisht Bobi nuk e kuptoi çfarë kishte ndodhur dhe vazhdoi t’i jepte furgonit që të bënte edhe 5 km e fundit për të arritur në shtëpi.

 Në një letër drejtuar Sallës së Mbretërisë të Dëshmitarëve të Jehovait në atë zonë, Bobi shpjegoi se si shkuan gjërat. Ai shkroi: «Pesë të rinj më erdhën në krah me makinën e tyre dhe pasi ulën xhamin më treguan se e kisha gomën të shpuar. Ndaluam anës autostradës dhe ata u ofruan të ndërronin gomën. As që e dija nëse kisha gomë rezervë dhe krik. Ndërsa prisja anës autostradës ulur në karrigen time të invalidit, ata u futën poshtë furgonit, gjetën gomën rezervë dhe krikun e pastaj ndërruan gomën. Bënte acar dhe frynte erë me dëborë. Edhe pse të veshur bukur, ma ndryshuan gomën dhe unë vazhdova rrugën. S’do t’ia kisha dalë i vetëm.

 I falënderoj 5 të rinjtë Dëshmitarë që më ndihmuan. Ndodheshin në atë zonë sepse po shkonin te shtëpitë e njerëzve për t’u predikuar. S’ka dyshim që ata i zbatojnë gjërat që predikojnë. Më kursyen gjithë atë peripeci dhe u jam shumë mirënjohës. Kush e priste që atë ditë të kishte të rinj kaq të mirë në rrugë?! Sikur t’i kishte dërguar Zoti!»