Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nxirr dobi nga flijimi i Jezuit

Nxirr dobi nga flijimi i Jezuit

 Një herë në vit, Dëshmitarët e Jehovait dhe miliona të ftuar në mbarë botën mblidhen për të kremtuar Përkujtimin e vdekjes së Jezuit, siç urdhëroi vetë ai. (Luka 22:19) Ky event na ndihmon të kuptojmë rëndësinë e asaj që bëri Jezui kur dha jetën për njerëzimin. Gjithashtu tregon si ndikon në jetën tonë flijimi i tij—si tani, edhe në të ardhmen.—Gjoni 3:16.

 Pavarësisht nëse ishe i pranishëm ose jo në Përkujtimin e këtij viti, si mund të nxjerrësh dobi nga vdekja flijuese e Jezuit? Jezui na mësoi se duhet të bëjmë 2 gjëra të rëndësishme:

  1.  1. Mëso për Perëndinë dhe për Jezuin. Kur iu lut Atit të tij qiellor, Jezui tha: «Që të gëzojnë jetën e përhershme, duhet të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe atë që dërgove, Jezu Krishtin.»—Gjoni 17:3.

  2.  2. Zbatoje atë që mëson. Jezui theksoi se duhet të zbatojmë mësimet e tij në jetën tonë. Për shembull, ai e mbylli Predikimin e famshëm në Mal duke lavdëruar këdo që «i dëgjon e i zbaton fjalët e [tij]». (Luka 6:46-48) Po njësoj, në një rast tjetër, ai tha: «Nëse i dini këto gjëra, lum ju po t’i zbatoni.»Gjoni 13:17.

 A të pëlqen të mësosh më shumë për Perëndinë dhe për Jezuin? A dëshiron disa këshilla praktike si t’i zbatosh ato që mëson? Ja ku mund të gjesh më shumë informacion.

Kurs për studimin e Biblës

 Kursi interaktiv i Biblës që ofrojmë falas, ka ndihmuar plot njerëz të shqyrtojnë mësimet e Biblës dhe t’i zbatojnë në jetën e tyre.

Mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait

 Dëshmitarët e Jehovait mblidhen bashkë 2 herë në javë në vendet e tyre të adhurimit, të njohura si Salla Mbretërie. Në këto mbledhje flasim për Biblën dhe se si mund t’i zbatojmë mësimet e saj në jetën tonë.

 Në mbledhjet tona mund të vijë kushdo, nuk ka nevojë të jesh Dëshmitar që të marrësh pjesë. Në varësi të rrethanave lokale, mund ta ndjekësh mbledhjen në një Sallë Mbretërie ose nëpërmjet videokonferencës.

  •   Shih videon Çfarë ndodh në një Sallë Mbretërie? që të kuptosh çfarë bëhet në mbledhjet tona.

Artikuj dhe video online

 Shumë artikuj dhe video në këtë sit mund të të ndihmojnë të njohësh më tepër mësimet e Jezuit dhe vlerën e vdekjes së tij flijuese.

 Për shembull, për të mësuar si ka mundësi që vdekja e një njeriu t’u sjellë dobi miliona njerëzve, lexo artikujt «Jezui shpëton—Si?» dhe «Pse vuajti e vdiq Jezui?» ose shiko videon Pse vdiq Jezui?