Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A ka ekzistuar vërtet Gjon Pagëzori?

A ka ekzistuar vërtet Gjon Pagëzori?

 Tregimet e Ungjijve përmendin një burrë me emrin Gjon Pagëzori, që predikoi për Mbretërinë e Perëndisë në Jude. A është i saktë dokumentimi i Biblës për të? Shqyrto faktet:

  •   Bibla thotë: «Gjon Pagëzori predikonte në shkretëtirën e Judesë dhe thoshte: ‘Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afruar.’» (Mateu 3:1,2) A mund të vërtetohet kjo nga burime shekullare? Po.

     Historiani i shekullit të parë, Jozef Flavi, përshkroi një burrë me emrin ‘Gjon, të mbiquajtur Pagëzor, që i këshillonte judenjtë të jetonin me ndershmëri, t’i përkushtoheshin Perëndisë dhe të pagëzoheshin’.—Antikitete judaike, libriXVIII.

  •   Bibla tregon se Gjoni e qortoi Herod Antipën, që ishte sundimtar krahine në Galile dhe në Pere. Herodi pretendonte se ishte jude që i bindej Ligjit. Gjoni e kritikoi Herodin ngaqë u martua me Herodiadën, gruan e gjysmëvëllait të tij. (Marku 6:18) Këtë detaj e mbështetin edhe burime të tjera, përveç Biblës.

     Historiani Jozef tha se Antipa «[ra] në dashuri me Herodiadën» dhe «në mënyrë të pacipë i propozoi të martoheshin». Herodiada pranoi dhe la të shoqin për t’u martuar me Antipën.

  •   Bibla thotë se «Jerusalemi, tërë Judea dhe gjithë vendi përreth Jordanit shkuan tek [Gjoni]. Njerëzit pagëzoheshin nga ai në lumin Jordan».—Mateu 3:5,6.

     Edhe Jozefi e mbështet këtë hollësi kur shkruan se «turma» njerëzish shkonin të takonin Gjonin dhe se «gjërat që mësonte [ai], u jepnin zemër turmave».

 Duket qartë se historiani i shekullit të parë, Jozefi, e shihte Gjon Pagëzorin si person real. Edhe ne mund të jemi po kaq të sigurt.