Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TEMA KRYESORE | A DËSHIRON TË STUDIOSH BIBLËN?

Pse ta studiosh Biblën?

Pse ta studiosh Biblën?
  • Cili është qëllimi i jetës?

  • Pse vuajmë dhe vdesim?

  • Ç’rezervon e ardhmja?

  • A interesohet Zoti për mua?

A ke menduar ndonjëherë për këto pyetje? Nëse po, nuk je i vetmi. Në mbarë botën njerëzit duan të dinë përgjigjet e pyetjeve më të rëndësishme të jetës. A mund t’i gjesh përgjigjet?

Miliona veta do të thoshin po. Pse? Sepse në Bibël kanë gjetur përgjigje domethënëse për pyetjet e tyre. A do të dish ç’thotë Bibla? Mbase do të nxirrje dobi nga një program për studimin e Biblës falas me Dëshmitarët e Jehovait. *

Vërtet, kur bie fjala te studimi i Biblës, shpesh njerëzit thonë: «Jam shumë i zënë.» «Është tepër e vështirë.» «S’kam kohë të marr frymë.» Të tjerë mendojnë ndryshe. U pëlqen të mësojnë çfarë thotë Bibla. Të shohim ca shembuj.

  • «Shkoja në kishën katolike e protestante, në një tempull sikist, në një manastir budist, si edhe kam studiuar teologji në universitet. Mirëpo, shumë nga pyetjet për Zotin nuk morën përgjigje. Pas njëfarë kohe më erdhi në shtëpi një Dëshmitare e Jehovait. U mahnita nga përgjigjet e saj të bazuara në Bibël dhe rashë dakord të studioja Biblën.»—Gili, Angli.

  • «Kisha mjaft pyetje për jetën, por përgjigjet e pastorit të kishës sime nuk më bindën. Ndërsa një Dëshmitar i Jehovait iu përgjigj pyetjeve të mia vetëm me Bibël. Kur më pyeti nëse më pëlqente të mësoja më tepër, pranova me kënaqësi.»—Kofi, Benin.

  • «Isha kureshtar për gjendjen e të vdekurve. Besoja se të vdekurit i dëmtonin të gjallët, prapëseprapë doja të dija ç’thotë Bibla. Kështu që nisa të studioja Biblën me një shok Dëshmitar.»—Zhuzeja, Brazil.

  • «U përpoqa ta lexoja Biblën, por s’e kuptoja dot. Pastaj më trokitën në derë Dëshmitarët e Jehovait dhe më shpjeguan qartë disa profeci biblike. Doja të mësoja më shumë.»—Denisa, Meksikë.

  • «Pyesja veten nëse Zoti interesohet vërtet për mua. Kështu që vendosa t’i lutesha Zotit të Biblës. Ditën tjetër më erdhën në shtëpi Dëshmitarët dhe pranova një studim biblik.»—Anja, Nepal.

Këto përvoja na kujtojnë fjalët e Jezuit: «Lum ata që janë të vetëdijshëm se kanë nevojë të mësojnë për Perëndinë.» (Mateu 5:3) Po, njerëzit lindin me nevojën që të mësojnë për Perëndinë. Këtë nevojë mund ta plotësojë vetëm Zoti nëpërmjet Fjalës së tij, Biblës.

Atëherë, çfarë përfshin studimi i Biblës? Si mund të nxjerrësh dobi prej tij? Këto pyetje do të trajtohen në artikullin vijues.

^ par. 8 Jehova është emri i Perëndisë siç tregohet në Bibël.