Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TEMA KRYESORE | SI TË GJESH KËNAQËSI NË PUNË

A është jashtë mode të punosh fort?

A është jashtë mode të punosh fort?

Aleksi psherëtin teksa ngre një kuti tjetër dhe e fut në kamionin e kompanisë së punës, e cila po transferohet. Ai bluan në mendje: «Pse kam ngecur në këtë punë pa bereqet, xhanëm?! Kushedi nëse do të bëhem edhe unë dikushi në jetë. Sa mirë do të ishte sikur të mos punoja fare!»

Ashtu si Aleksi, sot shumë vetave nuk u pëlqen puna e palodhur. Një mekanik automjetesh që quhet Aron thotë: «Mjaft njerëz i shohin me përçmim punët e rëndomta.» Ata mendojnë: «Po merrem me këtë punë derisa të më jepet një mundësi më e mirë.»

Pse shumë mendojnë se nuk u shkon për shtat të punojnë fort? Mbase ndikohen nga media, e cila shpesh e «idealizon» jetën sikur të ishte luks e rehati. Mateo, i cili punon në mirëmbajtje, shprehet: «Njerëzit mendojnë se, sa më fort të punosh për të jetuar, aq më pak i suksesshëm je.» Edhe Shejni që punon si rojë ka vënë re të njëjtën gjë. Ai thotë: «Dikur njerëzit punonin vërtet gjatë orarit të punës dhe e meritonin rrogën ditore, kurse sot nuk punojnë më aq orë sa janë në punë dhe prapëseprapë e marrin të plotë rrogën ditore.»

Nga ana tjetër, shumë njerëz të suksesshëm kënaqen duke punuar fort. Danieli 25-vjeçar, që merret me ndërtim, pohon: «Besoj se kur punon fort, shpërblehesh mirë, sidomos kur punon me synime të vlefshme.» Edhe Andrea 23-vjeçar është dakord me këtë: «Mendoj se lumturia dhe kënaqësia janë të lidhura me punën. Më pak punë dhe aktivitet nuk sjellin lumturi afatgjatë, vetëm mërzi afatgjatë.»

Si kanë fituar një pikëpamje pozitive për punën e palodhur Danieli dhe Andrea? Thjesht kanë zbatuar parimet biblike. Bibla nuk e nënvlerëson aspak punën e palodhur, përkundrazi, nxit zellin dhe këmbënguljen. Madje shkon përtej kësaj. Bibla na tregon edhe si të kënaqemi me punën që bëjmë.

Cilat parime biblike mund të të ndihmojnë të kënaqesh në punë? Të ftojmë të shqyrtosh disa prej tyre që do të trajtohen në artikullin tjetër.