Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kur jeta duket e padurueshme

Kur jeta duket e padurueshme

JETA duket fushë me lule kur çdo gjë shkon mirë. Por ndonjëherë, për shkak të problemeve, mund të bëhet e padurueshme.

Për shembull, Seli * nga Shtetet e Bashkuara, e cila humbi thuajse gjithçka nga një uragan, tregon: «Nuk e dija edhe sa mund të mbaja. Kishte plot ditë që mendoja se nuk duroja dot më.»

Edhe vdekja e një njeriu të dashur na mundon shumë. Xhanisa nga Australia, kujton: «Kur më vdiqën të dy djemtë, më duhej të mblidhja copëzat e jetës sime të shkatërruar e të përpiqesha t’i bashkoja sa më mirë të mundesha. Iu përgjërova Perëndisë: ‘Të lutem, po më çahet zemra, lërmë të vdes! Nuk dua të zgjohem më!’»

Ndërsa Danieli u ndie përtokë kur e tradhtoi gruaja. Ai thotë: «Kur ime shoqe më tregoi se më kishte tradhtuar, sikur m’u ngul një thikë në zemër. Ishte një dhembje fizike që përsëritej dhe zgjati për muaj me radhë.»

Ky numër i Kullës së Rojës do të shqyrtojë pse ia vlen të jetosh edhe kur

Si fillim, le të shohim si t’i përballojmë pasojat e një katastrofe.

^ Disa emra në këtë seri artikujsh janë ndryshuar.