Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 A ËSHTË PROJEKTUAR?

Fluturimi kursimtar i albatrosit endacak

Fluturimi kursimtar i albatrosit endacak

ZOGJTË që fluturojnë lart mund të qëndrojnë në ajër me fare pak përpjekje. Albatrosi endacak është ndër rastet më tipike. Me një shtrirje krahësh 3,4 metrash dhe peshë afro 8,5 kilogramësh, ky zog fluturon mijëra milje pa harxhuar shumë energji. Sekreti gjendet në anatominë dhe teknikën e fluturimit.

Shqyrto faktet: Gjatë fluturimit, albatrosi vë në punë deje të veçanta që ia fiksojnë krahët krejtësisht të hapur, e kështu muskujt shtendosen. Sekreti tjetër i zogut, pra që fluturon për një kohë kaq të gjatë, ka të bëjë me mënyrën si i shfrytëzon erërat oqeanike.

Në oqean albatrosi ngrihet, rrotullohet dhe zbret duke bërë kurbatura të vazhdueshme, taktikë me anë të së cilës nuk humbet shpejtësinë nga rezistenca e ajrit. Vetëm kohët e fundit, shkencëtarët e kuptuan si arrin ta bëjë këtë. Me anë të pajisjeve gjurmuese me rezolucion të lartë dhe programeve të veçanta kompjuterike, ata kuptuan se albatrosi e fiton energjinë e nevojshme kur, në pikën më të lartë të ngjitjes, kthehet nga pozicioni kundër erës në drejtim të saj. Shkencëtarët thonë: «Harxhimi i energjisë është i njëtrajtshëm dhe i vazhdueshëm.» Cili është rezultati? Zogu rri në ajër për orë të tëra, pa i rrahur fare krahët!

Këto zbulime mund t’i ndihmojnë inxhinierët të projektojnë mjete fluturuese që kursejnë më tepër lëndë djegëse, mbase edhe të ngrihen në ajër pa fuqi motorike.

Si mendon? A erdhi me evolucion fluturimi kursimtar i albatrosit endacak dhe anatomia e tij e veçantë? Apo është projektuar?