Letra e dytë drejtuar korintasve 8:1-24

  • Mbledhja e kontributit për të krishterët judenj (1-15)

  • Titi do të dërgohet në Korint (16-24)

8  Tani, vëllezër, duam t’ju vëmë në dijeni të mirësisë së pamerituar që Perëndia u ka treguar kongregacioneve të Maqedonisë.+  Gjatë një sprove të rëndë e të mundimshme, gëzimi i tyre i madh, pavarësisht varfërisë së thellë, e pasuroi edhe më shumë thesarin e bujarisë së tyre,  sepse ata dhanë sipas mundësive,+ madje përtej mundësive që kishin,+ dhe unë vetë mund të dëshmoj për këtë.  Me iniciativën e tyre, ata na u përgjëruan pareshtur që të kishin privilegjin të kontribuonin bujarisht dhe të merrnin pjesë në këtë shërbim* në dobi të të shenjtëve.+  Madje i tejkaluan pritshmëritë tona, duke i shërbyer me gjithë zemër së pari Zotërisë dhe pastaj neve, sipas vullnetit të Perëndisë.  Prandaj nxitëm Titin+ të përfundonte punën që kishte nisur mes jush, domethënë, mbledhjen e kontributit tuaj bujar.  Kështu, sikurse jeni të pasur në çdo gjë—në besim, në fjalë, në njohuri, në përpjekje të palodhura dhe në dashuri, siç kemi edhe ne për ju—po ashtu qofshi të pasur në këtë vepër bujare!+  Nuk po jua them këtë si urdhër, por që t’ju vë në dijeni të përpjekjeve të palodhura që bëjnë edhe të tjerët, si edhe të shoh sa e sinqertë është dashuria juaj,  sepse ju e dini mirë ç’mirësi të pamerituar tregoi Zotëria ynë Jezu Krisht, i cili, edhe pse ishte i pasur, u bë i varfër për të mirën tuaj,+ që ju të bëheshit të pasur nëpërmjet varfërisë së tij. 10  Lidhur me këtë çështje, po ju shpreh mendimin tim:+ kjo është në dobinë tuaj, meqë tashmë një vit më parë jo vetëm filluat ta mblidhnit kontributin, por edhe treguat se kishit dëshirë ta bënit këtë. 11  Prandaj, tani përfundojeni atë që nisët; siç ishit të gatshëm ta fillonit këtë punë, po ashtu jini të gatshëm ta realizoni me aq sa keni, 12  sepse Perëndia është veçanërisht i kënaqur kur japim me gatishmëri, me aq sa kemi,+ dhe jo me atë që nuk kemi. 13  Nuk dua t’ju rëndoj ju e të lehtësoj të tjerët, 14  por dua që të ketë barazi. Kështu, bollëku juaj në këtë moment të kompensojë nevojat e tyre, që edhe bollëku i tyre të kompensojë nevojat tuaja, e në këtë mënyrë të ketë barazi, 15  sikurse është shkruar: «Ai që mblodhi shumë, nuk pati më tepër; edhe atij që mblodhi pak, nuk i mungoi gjë.»+ 16  Tani, falënderojmë Perëndinë që i shtiu në zemër Titit të njëjtin merak të sinqertë që kemi edhe ne për ju,+ 17  sepse jo vetëm që iu përgjigj nxitjes sonë, por ishte aq entuziast, sa u nis për te ju me iniciativën e vet. 18  Bashkë me të, po ju dërgojmë edhe vëllanë që e lavdërojnë të gjitha kongregacionet për atë që po bën për lajmin e mirë. 19  Jo vetëm kaq, por kongregacionet e emëruan që të jetë shoku ynë i udhëtimit kur të shpërndajmë këtë kontribut bujar në lavdi të Zotërisë, si edhe si provë të gatishmërisë sonë për të ndihmuar. 20  Kështu shmangim kritikat e ndokujt për mënyrën si e shpërndajmë këtë kontribut bujar,+ 21  sepse ‘ne kujdesemi për çdo gjë me ndershmëri, jo vetëm në sytë e Jehovait,* por edhe në sytë e njerëzve’.+ 22  Gjithashtu, bashkë me ta po dërgojmë edhe një vëlla tjetër, të cilin e kemi provuar shpeshherë, e në shumë raste kemi parë se është i zellshëm. Por tani ai do të përpiqet edhe me më shumë zell, sepse ka shumë besim se ju do të bëni gjënë e duhur. 23  Nëse ka ndonjë pyetje për Titin, ai është shoku dhe bashkëpunëtori im në shërbimin tuaj; nëse ka ndonjë pyetje për vëllezërit që do të vijnë me të, ata janë apostuj të kongregacioneve, të cilët i sjellin lavdi Krishtit. 24  Prandaj jepuni prova të dashurisë suaj+ dhe tregojuni kongregacioneve se nuk krenohemi më kot me ju.

Shënimet

Ose «në shërbimin e ndihmës».